E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri shperthim masiv ne Hama 70 viktima

Të paktën 70 persona kanë mbetur të vrarë nga sulmi ndaj një shtëpie në qytetin Hama, në Siri, kanë bërë të ditur aktivistët.

Sipas burimeve, banesa të ndryshme në lagjen Masha at Tajar, në jug të qytetit, janë shkatërruar nga një shpërthim i madh.

Mediat shtetërore thanë se 16 persona humbën jetën nga një shpëthim në një shtëpi që përdorej për fabrikimin e bombave nga “grupet terroriste të armatosura”.

Aktet e dhunës vijnë pavarësisht armëpushimit të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, si pjesë e planit të paqes të propozuara nga i dërguari Kofi Annan.
SiriaShtohet dhuna në Siri, pas vizitës së vëzhguesveFranca: Përdorim forcën kundër SirisëAnnan: Dhuna në Siri, e papranueshme
Pas shpërthimit në Hama, aktivistët postuan një video në internet që tregonte skenën e shkatërrimit, me trupa që nxirren nga gërmadhat.

Zëra të pakonfirmuar tregojnë se 13 fëmijë dhe 15 gra janë mes personave të vdekur. Thuhet se shpërthimi u shkaktua nga një bombardim i qeverisë, ose nga një sulm me raketë të tipit “Scud”.

Duke parë nivelin e shkatërrimit, vlerësohet se do të kishte qenë shumë e vështirë që ai të arrihej nga një bombë tradicionale, ka deklaruar korrespondenti i BBC në Beirut, Jim Muir.

Televizioni shtetëror tregoi ndërkohë pamje të fëmijëve të plagosur në spital dhe thotë se një grup që përdorte shtëpinë për të prodhuar bomba e shpërtheu një të tillë gabimisht.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›