E Diel, 1 Nëntor 2026

Naomi Kembëll e zhgënjyer, i fejuari milioner është i martuar



Prej më shumë se një viti po sillej si një shtëpiake perfekte dhe partnere e dashur, por Naomi Kembëllit tashmë i duhet të presë kushedi dhe sa kohë derisa të veshë fustanin e bardhë të martesës. Miliarderi rus Vladislav Doronin, me të cilin ishte fejuar prej një viti, është i martuar prej 21 vjetësh dhe ka një vajzë 12-vjeçare. Një detaj i vogël ky, të cilin askush nuk e kishte vënë re më parë. Ekaterina, ky është emri i bashkëshortes misterioze, e cila për gjithë këtë kohë ka ndenjur në hije duke menduar se bëhej fjalë për një dashuri kalimtare të të shoqit. Por pikërisht në momentin kur Naomi vendosi të jetonte me të fejuarin në shtëpinë e tij, gruaja vendosi ta bëjë gjithçka publike.
Gruaja i ka thënë një mikeshës së saj: “Është qesharake e gjithë kjo situatë. Vladislav është i martuar me mua dhe jemi ende çift. Naomi po gënjen veten nëse mendon se do të më marrë burrin. Bëhet fjalë për një tradhti bashkëshortore dhe asaj duhet t’i vijë turp që është shkaktare e kësaj tradhtie. Vladimiri dhe unë nuk jemi ligjërisht të ndarë. Si mund të mendojë se do të martohet me dikë që është i martuar?”. Ekaterina është shprehur se ka filluar të dilte me Doronin që në moshën 16-vjeçare dhe Naomi thjesht gënjen veten për një martesë të mundshme.

10 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›