Aniston: “Nuk ekziston dashuria ideale”
Aktorja e njohur, Xhenifer Aniston, është shprehur se nuk ekziston diçka e tillë që mund të quhej “lidhje perfekte”. Aniston aktualisht është e lidhur me këngëtarin Xhon Majer dhe ka thënë se duhet shumë mund dhe sakrifica për të mbajtur një lidhje në rrethana normale, ndërkohë që dashuria ideale nuk ekziston.
“Unë nuk kam një lidhje të përsosur dhe nuk mendoj se ekziston diçka e tillë. Do ta gënjenim veten po të mendonim se ekziston. Ata që kanë thënë se dashuria duhet të zgjasë përgjithmonë, kanë shpresuar shumë... Mendoj se çdo lidhje është një botë më vete dhe nuk duhet t’i shmangemi romantikës në një lidhje të suksesshme, pavarësisht kohëzgjatjes së saj”, - ka thënë Aniston. Me sa duket Aniston jeton ende me dashurinë e saj për ish-bashkëshortin Bred Pit, i cili e la për të jetuar me aktoren Anxhelina Zholi. Që atëherë, pa sukses Xhenifer është përpjekur të angazhohet në lidhje afatgjata, por jo gjithmonë ia ka arritur. E në momentin kur duket se gjithçka shkon mirë për të, aktorja zbulon se me Majer është një dashuri momentale.
10 Mars 2009