E ëma këshillon Paris Hiltonin: “Rri beqare”
Nëna e trashëgimtares së pasur Paris Hilton, znj. Kethi Hilton, e këshillon të bijën që të rrijë beqare. Pas shumë flirteve, të fejuarve dhe të dashurve, për Hiltonin duket se ka ardhur momenti që të qetësohet pak duke qëndruar singëll. Mamaja (Keti Hilton) ka vendosur ta këshillojë trashëgimtaren e pasur që të bëjë pak pushim në fushën e ndjenjave. Sipas saj, e bija ndodhet vazhdimisht nën presion për të gjetur të dashurin ideal dhe kjo gjë nuk është aspak e mirë. “I kam thënë të qetësohet. Fundja, nuk është edhe aq keq të jesh beqare. Nuk është e domosdoshme që gjithmonë të jesh nën shoqërinë e një mashkulli”, – thotë mamaja e Paris Hiltonit. Por me gjithë këshillat e mençura të së ëmës, Paris duket se nuk është menduar dy herë që vetëm pak javë pas ndarjes së saj me Benxhi Maden të prezantojë flakën e saj të re, Doug Reinhardt, me familjen.
9 Mars 2009