E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naomi dhe Keit, këtë herë zhvishen vërtet!

Çdokush që i ka adhuruar për vite me radhë, tashmë ka mundësi t’i shohë nudo, dy perëndeshat e pasarelave botërore: Naomi Kembëll dhe Keit Mos. Ato pozuan për revistën prestigjioze “Love” duke ekspozuar pjesët më intime të trupit të tyre, njëra me ngjyrë çokollatë dhe tjetra e bardhë si qumësht. Dy top-modelet janë fotografuar me qëndrime statujash me një bukuri që nuk njeh moshë. Më ekstravagante paraqitet Keit Mos, e cila në vend të të brendshmeve ka preferuar të veshë një rrip lëkure, që luan edhe rolin e veshjeve intime. Shërbimi i plotë i të dyjave nuk lë fjalë për koment. Naomi është e bukur dhe për të duket se koha nuk kalon. Sensualiteti i formave të saj është i njëjti me 20 vjet më parë. Naomi skandalizon dhe provokon në një seri fotografish ku nuk vesh absolutisht asnjë gjë. E megjithatë gjithçka është e mrekullueshme...

9 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›