Miki Rurk admiron aktoren Megan Fox
Ajo është e bukur, e talentuar dhe tepëqr seksi. Bëhet fjalë për aktoren Megan Foks, së cilës nuk mund t’i rezistojë as aktori hollivudian Miki Rurk, i cili i ka bërë një sërë komplimentesh, duke thënë se ajo është aktorja më e mirë e epokës më të re.
Miki thotë se Megan ka qenë krejtësisht profesionale gjatë realizimit të filmit të tyre të përbashkët, “Passion Play”.
“Ajo është aktorja e re më e mirë me të cilën kam punuar. Nuk e di nëse shumë filma kanë treguar aftësitë e saj të aktrimit, por ajo vërtet e ka treguar atë këtë herë dhe ishte shumë e qëndrueshme dhe profesionale, në krahasim me vitet që ka. Në moshën 23-vjeçare, nuk kam mundur të bëj as gjysmën e asaj që bën ajo”, ka thënë Rurk.
9 Shkurt 2010