Napoletano takim me europianët, kërkon masa sigurinë e udhëtimeve ajrore
Sekretarja e sigurimit për SHBA-në Janet Napolitano tha të enjten se këtë muaj do të udhëtojë në Spanjë për t'u takuar me homologët e saj ndërkombëtare për të kërkuar masa më të ashpra ndërkombëtare të sigurisë së udhëtimeve ajrore.
Napolitano gjithashtu u tha gazetarëve gjatë një konferencë se Shtetet e Bashkuara kanë një plan për të vendosur 300 skanera të avancuara shtesë të imazhit në aeroportet e SHBA-së gjatë vitit 2010. Por sekretarja e sigurimit theksoi gjithashtu rëndësinë e punës me homologët e saj ndërkombëtare për të forcuar sigurinë në mbarë globin.
"Incidenti gjatë natës së Krishtlindjeve nënvizoi se proçedurat që ndiqen në aeroportet e huaja janë kritike për sigurinë në SHBA. Prandaj, ne duhet të inkurajojmë autoritetet e huaja për të shfrytëzuar të njëjtën teknologji të zgjeruar për sigurinë e aviacionit," tha Napoletano.
Siguria në aeroporte është vënë në qendër të vëmendjes pas atentatit të një linje ajrore në SHBA në ditën e Krishtlindjeve të vitit të kaluar.
Presidenti Barack Obama urdhëroi krijimin e reformave të reja që synojnë eliminimin e sulmeve që mund të priten në të ardhmen. Hapat e reja që do të ndiqen përfshijnë forcimin e kontrollit të pasagjerëve dhe lista të zgjeruara mbikqyrëse kundër terrorizmit. Abdulmutallab do të dënohet pasditen e së premtes nga gjykata federale në qendër të qytetit Detroit, rreth 25 milje larg nga aeroporti ku ai u arrestua nga agjentët e FBI-së ditën e Krishtlindjeve.