E Diel, 1 Nëntor 2026

Server: Sfidat e Ballkanit, Kosova e Bosnja

Ndarja e Kosovës nuk është më një temë tabu, por duhet kuptuar se pala kosovare për tre komunat veriore do të kërkonte Preshevën, gjë me të cilën Beogradi nuk pajtohet". Ko deklaratë eshtë dhënë nga Daniel Server, përfaqësues i Institutit Amerikan për Paqe. Pyetjes se cilat janë sfidat dhe perspektivat e Ballkanit, Server iu përgjigj: "Rrethanë e mirë është kandidatura e vendeve të Ballkanit për anëtarësim në Bashkimin Europian, sepse të mirat vijnë jo vetëm me anëtarësimin në BE, por edhe nga vetë statusi i kandidaturës. Shumica e vendeve ballkanike, ose kanë këtë status, dhe kjo është një arritje e jashtëzakonshme, ose janë prann sigurimit të këtij statusi", sqaroi Server duke përmendur edhe se pjesë e sfidave janë Kosova dhe Bosnja. Sipas tij gjërat në Kosovë kanë shkuar relativisht mirë, në kuptimin që nuk janë vërtetësuar parashikimet më të këqija. Por ai tha se veriun e Kosovës e kontrollon Beogradi dhe nuk hetohet vullnet politik i bashkësisë ndërkombëtare që t'i kundërvihet një fenomeni të tillë, gjë të cilën ai e konsideron një problem të madh. "Tre komunat veriore, edhe para luftës, në një nviel mbimesatar ishin të banuara nga serbë. As Uashingtoni dhe as Brukseli nuk duan të angazhohen dhe t'i mundësojnë Prishtinës që të vendosë kontroll mbi këto tri komuna në verI", saktësoi server. Përfaqësuesi i Institutit Amerikan për Paqe tha se Kosova është shtet i pavarur dhe shtetet sovrane kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›