Westerwelle kërkon nga Turqia më shumë reforma për pranimin në BE
Ministri i Punëve të Jashtme të gjermanisë Guido Westerwelle ka kërkuar nga Turqia si kusht për një pranim të plotë në Bashkimin Evropian reforma të mëtejshme në vend. Liria e mendimit, e shtypit dhe ajo e fesë janë shtyllat bazë për pranimin në Bashkimin Evropian, tha Westerwelle në një konferencë në Ankara të ambasadorëve të Turqisë në botë.Reformat e Turqisë janë ende të papërfunduara.
Si çelës për përparimet në drejtim të hyrjes në BE, ministri gjerman nënvizoi çështjen e Qipros.
Turqia duhet më në fund të hapë portet dhe aeroportet e saj edhe për anijet dhe avionët nga Republika ishullore e Qipros.
Gjithashtu Westerwelle u shpreh në Ankara edhe për funksionin e Turqisë si urë mes Lindjes dhe Perëndimit.
Gjatë qëndrimit në Turqi, janë planifikuar takime të ministrit të Jashtëm gjerman edhe me Presidentin Abdullah Gyl dhe kryeministrin Recep Taip Erdogan.