Napoli dhe Palermo në luftë kundër falimentimit

Vendi ka ndërmarrë hapa që të përmirësojë disi ekonominë e tij në nivel kombëtar, gjatë javëve të fundit, por lajmi i dhënë nga e përditshmja italiane “La Stampa”, nënvizon shqetësimin gjithnjë e në rritje për gjendjen e financave lokale.
Sipas lajmit të gazetës, disa specialistë të qeverisë thonë se ekonomia e vendit të tretë më të fuqishëm të Eurozonës është në një situatë shumë të rëndë në nivel lokal. Javë që shkoi, Kryeministri Mario Monti ngriti shqetësimin se zona autonome e Sicilisë ishte në prag të falimentimit për shkak të borxhit të lartë.
Ky lajm vjen ndërsa thuhet se në Spanjë gjashtë autoritete rajonale janë në prag të pranimit të një kërkese të bërë nga Vatikani ndaj tyre, për të pranuar ndihmë financiare në një kohë shumë të vështirë për to.
Autoritete lokale janë ankuar se reduktimet e njëpasnjëshme të buxhetit i kanë harxhuar burimet e tyre.