Turqia mbyll kufijtë me Sirinë

Ndërsa forcat e regjimit sirian po vazhdojnë sulmet ndaj rebelëve të opozitës në Allepo, zyrtarët turkë, ndërkaq, njoftuan se po mbyllen kufijtë e shtetit me Sirinë për shkak të dhunës.
Raportet nga Ankaraja thonë se Turqia do t`i mbyll të gjitha pikat kufitare me Sirinë për të ndaluar kalimin e automjeteve nga njëri shtet në tjetrin.
Ndërkohë raportohet se refugjatët sirianë kanë hyrë për në territorin e Turqisë përmes rrugëve që përdoren zakonisht për kontrabandimin e mallrave të ndryshëm.
Organizatat vëzhguese për të drejtat e njeriut thanë se është rritur shkalla e luftimeve në Allepo përgjatë natës.