Pakistani kërkon rihapjen e dosjeve

Gjykata Supreme e Pakistanit i ka kërkuar kryeministrit të ri, Raxha Pervez Ashraf që brenda dy javësh t`i parashtrojë një kërkesë autoriteteve zvicerane për rihapjen e dosjeve për presidentin Asif Ali Zardari i cili akuzohet për mitmarrje.
Paraardhësi i Ashrafit, Jusuf Gaza Xhilani, ishte dëbuar nga pushteti për shkak se kishte refuzuar t`i paraqiste Zvicrës një kërkesë të tillë.
Kryeprokurori i kërkoi gjykatës që të bëjë “përpjekje serioze dhe të sinqerta” për ta zgjidhur mosmarrëveshjen me gjyqësorin.
Për më shumë se dy vjet, qeveria ka refuzuar kërkesën e avokatëve për t`i rihapur hetimet ndaj Zardarit duke thënë se gëzon imunitet si kryetar shteti.