E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdiq presidenti i Ganës John Atta Mills

Zëvendës-presidenti i Ganës bëri betimin si president i vendit, disa orë pasi zyrtarët njoftuan vdekjen e papritur të presidentit John Atta Mills.

John Dramani Mahama mori përsipër afatin e mbetur të Mills, i cili vdiq në në një spital ushtarak në kryeqytetin e vendit, Akra. John Atta Mills ishte 68 vjeç.

Zyra e presidentit tha se Mills humbi jetën nga një "vdekje e papritur dhe e parakohshme," disa orë pasi u ndje i sëmurë. Natyra e sëmundjes së tij nuk është bërë e ditur.

Presidenti amerikan Barack Obama dërgoi ngushëllime për Millsin, duke vlerësuar përpjekjet e tij për të përmirësuar të drejtat e njeriut dhe jetën e popullit të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›