Amerikanët të ngopur nga fushata negative

Anketat më të reja të opinionit publik në SHBA tregojnë se amerikanët janë të hidhëruar për shkak të fushatës negative, të cilët po e udhëheqin dy rivalët për president të SHBA-së.
Çdo i katërti nga 10 votues ka qëndrim negativ për kandidatin republikan për president, Mitt Romney, e që është pak më pak se 43 për qind të të anketuarve, të cilët vlerësuan negativisht presidentin aktual të SHBA-së, Barack Obamën.
Sipas organizatorëve të anketës, republikanit Bill Mcintorf dhe demokratit, Peter Hart, bëhet këtu fjalë për një rast unik në epokën moderne që qe të dy kandidatët vlerësohen kaq negativisht.
Kur bëhet fjalë për ekonominë dhe zhvillimin e mëtejshëm, 60 për qind të amerikanëve janë të mendimit se “SHBA-ja është në rrugën e gabuar”, e që është për dy për qind më shumë se në maj, ndërsa vetëm 32 për qind janë të mendimit se vendi ka zgjedhur kursin e drejtë.