E Shtunë, 31 Tetor 2026

Materaci dhe Baloteli: Në skuadër ose largohemi

Problemi kryesor i Hoze Murinjos sapo të marrë zyrtarisht postin e trajnerit të Interit, do të jetë të qetësojë të pakënaqurit. Disa prej lojtarëve zikaltër kanë kërkuar që të kenë të siguruar hapësirën e nevojshme, për arsye të ndryshme. I pari është Marko Materaci, i cili në moshën 35-vjeçare dëshiron të ketë një rol të rëndësishëm në këtë skuadër në vitet e fundit të karrierës së tij. Por, qendërmbrojtësi ka shumë rivalë në skuadër, pasi në radhët e Interit janë edhe tre lojtarë të tjerë në këtë pozicion, Kordoba, Samuel dhe Kivu. Kjo e ka shtyrë atë të kërkojë një takim urgjent me Murinjon, në mënyrë që t‘i garantohet një hapësirë në formacion, ose do të largohet drejt një ekipi tjetër, ku nuk do të qëndrojë në stolin e rezervave. I pakënaquri i dytë është Mario Baloteli, talenti që shpërtheu në radhët e zikaltërve në pjesën e dytë të sezonit, duke qenë vendimtar në ndeshjet e fundit. Sulmuesi ka bërë të qartë se nuk dëshiron të luajë më me ekipin e të rinjve, por kërkon hapësira në skuadrën e parë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›