Prishtina raport real nga Zannieri në OKB
Prishtinë -Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier pritet që më 23 mars, para Këshillit të Sigurimit në Nju Jork, të paraqesë raportin e zhvillimeve dhe përparimeve në Kosovë për katër muajt e fundit. Autoritetet në Prishtinë, presin një raport real të shefit të UNMIK-ut, përderisa ka dilema nëse Kombet e Bashkuara do të respektojnë pozicionin e rezervuar të Kosovës në lidhje me dialogun me Serbinë.
Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Memli Krasniqi, raporti i shefit të UNMIK-ut, si e drejtë e tij, pritet të jetë korrekt si zakonisht. “Raporti i Përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë është e drejtë e tij. Vlerësimet zakonisht kanë qenë reale dhe ne besojmë se edhe kësaj radhe do të ketë vlerësim për të gjithë sukseset dhe progresin që është bërë në Kosovë”, ka thënë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë. Autoritetet ndërkombëtare në Prishtinë, nuk kanë dashur ta bëjnë publik raportin para se ai ti dorëzohet Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban ki Moon.
Në anën tjetër, deputeti opozitar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini tha se raportin e UNMIK-ut, por edhe faktorëve tjerë në lidhje me përparimet në Kosovë duhet shikuar paralelisht me përparimet dhe ngecjet në sundimin e ligjit apo edhe në menaxhimin dhe shpenzimin e parasë publike.
Deputeti Gjini kërkoi nga qeveria e Kosovës një vendosmëri më të madhe në marrjen e përgjegjësive si shtet. “Nëse Kosova do të kishte pas një situatë të qartë me sundimin e ligjit aty ku mundet, nëse Kosova do të kishte një situatë të qartë me vetveten, do të thotë ne, nëse do të ketë pasoja për pavarësinë e Kosovës, nuk guxojmë të heqim dorë nga pavarësia, por duhet të tregojmë qartë se jemi të gatshëm që të marrim çfarëdo barre që të jetë e mundshme, që vendimet të cilat ne i kemi marrë, të implementohen plotësisht”, tha ndër të tjera Gjini. /rel/