Zgjedhjet e 8 majit 40 kandidatë ndryshojnë parti
TIRANE- Më shumë se 40 kandidatë për kryetarë bashkish dhe komunash në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011 kanë ndryshuar përkatësinë e tyre partiake krahasuar me zgjedhjet vendore të vitit 2007. Nga një vëzhgim i listave të kandidatëve të partive politike për këto zgjedhje vendore "Gazeta Shqiptare" ka konstatuar se partitë janë munduar të "thithin" pranë tyre individë që në zgjedhjet e shkuara kanë kandiduar si të pavarur, duke menduar se janë kandidatura që me mbështetjen politike të partive mund të sigurojnë fitore në bashkitë apo komunat ku janë përzgjedhur të kandidojnë.
Një "eksod" jo i vogël ka ndodhur edhe me kandidatë, që në zgjedhjet vendore të 2007-ës kanë përfaqësuar Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe në këto zgjedhje do të kandidojnë në emër të PD-së. Kjo ka ndodhur me kandidatët e bashkive Divjakë e Selenicë, si dhe në komunat: Mollaj, Hajmel, Aliko, Qendër-Vlorë. Partia Socialiste ka rrëmbyer më shumë të pavarur në këto zgjedhje sesa partitë e tjera. Rreth 16 kandidatë që në zgjedhjet e shkuara kanë konkurruar si të pavarur, edhe për shkak se nuk kanë mundur të bëhen pjesë e listave partiake, qoftë edhe nga PS-ja, këtë herë kanë arritur të konkurrojnë fort me kandidatë nga brenda partive. Nga vëzhgimi i listave të kandidatëve nuk vihet re ndonjë kalim kandidatësh nga LSI-ja tek PS-ja.
(Listen me emrat e kandidateve qe keto zgjedhje kane ndryshuar partine mund ti lexoni sot ne Gazeza Shqiptare)
(s.g/balkanweb)