Napoli nuk mendon për Scudetto

Nga Express më 13 shkurt 2011 në ora 17:42
Sulmuesi i Napolit, Edinson Cavani shënoi golin e tij të 20-të këtë sezon në Serie A për të mposhtur Romën, por insistoi se “Napoli nuk mendon për Scudetto”.
Skuadra e Walter Mazzarrit konsolidoi pozitën e dytë me fitore 2-0 në Olimpico ndaj Romës, triumfi i tyre i parë atje nga viti 1993.
“Është shenjë se ekipi është i bashkuar dhe dëshiron të luftojë për diçka të rëndësishme. Sa i përket Scudettos, ne nuk mendojmë për të. Jemi të lumtur të vazhdojmë përpara në këtë rrugë”, tha Cavani, i cili realizoi të dy golat.