Meta: Prokuroria, në shërbim të klaneve

Nga Express më 13 shkurt 2011 në ora 17:30
Presidenti i LSI-së, Ilir Meta , duke vazhduar turneun e tij të takimeve me mbështetësit sot vizitoi Korçën.
Këtë radhë ai sulmoi drejtpërdrejtë Prokurorinë e Përgjithshme të Shqipërisë, duke folur për kërkesën e këtij organi për heqjen e imunitetit të tij.
“Imunitetin parlamentar e kam dorëzuar vullnetarisht që Prokuroria të hetonte, por kjo kërkesë tregon se ajo është në shërbim të një klani të caktuar”, u shpreh Meta.
“Nuk kam probleme me heqjen e imunitetit, por me hetimin dhe drejtësinë. Kryeprokurores Rama i mungon vullneti për të qenë transparente”, shtoi më tej kreu i LSI-së.