E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli, pas Xhemajlit

Nga Express më 23 janar 2011 në ora 12:37

Skuadra italiane Parma ka qenë mjaft aktive gjatë këtij afati kalimtar të janarit, duke transferuar në ekip disa futbollistë.

Kjo skuadër pritet të jetë aktive edhe në afatin e ardhshëm kalimtar. Por, për dallim prej këtij muaji të janarit, gjatë verës me gjasë nga Parma do të largohen disa futbollistë. Në mesin e tyre mund të jetë edhe mesfushori shqiptar Blerim Xhemajli.

Sipas Sky Sport, Napoli po mendon që gjatë verës të përforcohet me 24 vjeçarin, i cili mbron ngjyrat e reprezentacionit të Zvicrës.

“Drejtori sportiv i Napolit, Riccardo Bigon, është takuar me presidentin e Parmës, Tommaso Ghirardi, i cili kanë diskutuar rreth strategjisë së transferimeve mes dy ekipeve gjatë afatit kalimtar të verës. Blerim Xhemajli dhe Daniele Galloppa janë emrat që qarkullojnë si përforcime të mundshme për qendrën e mesfushës së Napolit”, ka raportuar Sky Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›