Napoli pëlqen Bogdanin për sulmin

Duket se është pikërisht ai emri i ri i sulmit "azzurr". Erjon Bogdani që aktualisht është futbollist i Chievos është kërkuar nga skuadra e promovuar në Serie A, Napoli. Trajneri i skuadrës ku ka bërë epokë i madhi Maradona, Eddy Reja, i ka kërkuar drejtorit teknik të skuadrës Pierpaolo Marino që të sjellë në skuadër 30-vjecarin.
Sulmuesi shqiptar në fakt ka të gjitha karakteristikat që po kërkon tek një sulmues skuadra nga jugu Italisë.
Ndërkohë futbollisti shqiptar që më parë kishte treguar interesim për skuadrën e Napolit.
"Napoli është një piacë e madhe që magjeps të gjithë, do të isha i lumtur nëse do të luaja për Napolin, ky klub është midis preferencave të mia. Këtë sezon, me rikthimin në Serinë A të Napolit, Xhenoas dhe Juventusit, do të jetë një kampionat i bukur dhe do të jetë më tërheqës për ne sulmuesit. Për mua, Semioli është një sulmues i madh, është një lojtar që ia vlen ta marrësh dhe këtë ua këshilloj të gjithëve", kishte thënë kohë më pare Bogdani.
Drejtori i Napolit, Marino, në fakt është duke tentuar që të bëjë edhe tri goditje të tjera në merkato. Përvec Bogdanit në skuadër do të duhej të vinte edhe një mesfushor dhe një mbrojtës. "Ëndrra" e merkatos së Napolit është futbollisti i Manchester United, Giuseppe Rossi, të cilin kërkojnë ta marrin në formën e huazimit, por për këtë duhet të llogarisin edhe konkurrencën e Fiorentinës dhe Milanit që gjithashtu interesohen për talentin.