Flash: Ngjarjet dhe transferimet e reja nëpër Europë

Shuster e dëshiron Ballakun - Pas ardhjes në Real, Shusteri ka arritur të sjellë në "Santiago Bernabeu" Kristof Shorc nga Herta dhe Kristofer Mecelder nga Borusia e Dortmundit. Ndërkohë duket se shënjestra e radhës është hiq më pak se kapiteni i kombëtares së Gjermanisë, Mihael Ballak, i cili aktualisht luan për Celzin. "Me aftësitë që zotëron Ballaku do të përshtatej shkëlqyeshëm në skuadrën e Realit", ka thënë Shuster për televizionin gjerman "ARD", duke shtuar: "Shumë lehtë do të mund ta mendoja në skuadrën time".
Terri nënshkroi kontratën e re me Celzin
Kapiteni i Celzit, Xhon Terri ka nënshkruar sot kontratën e re me klubin londinez, e cila e lidh atë me "Stamford Bridge" deri në vitin 2012. Paga e tij javore me kontratën e re kap shifrën 150.000 funta, vlerë kjo e cila e bën atë futbollistin më të paguar në botë krahas Dejvid Bekamit.
"Më vjen shumë mirë që e përfunduam cështjen e kontratës së re. Kishte shumë spekulime në kohët e fundit, por unë asnjëherë nuk kam dyshuar në dëshirën time për të qëndruar te Celzi dhe në dëshirën e klubit për të më mbajtur. Shpresoj se tifozët do ta kuptojnë se ne jemi duke u përpjekur për të ndërtuar dicka speciale në këtë skuadër si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen dhe unë dëshiroj të jem pjesë e këtij projekti. Tërë karrierën e kam kaluar te Celzi dhe kam privilegjin që të jem kapiten i kësaj skuadre. Tash ka ardhur koha t'i gëzohemi nismës së edicionit të ri dhe ne kemi shumë vetëbesim për sukses", ka theksuar Terri.
Gattuso: Do të sjellim përforcime të mëdha
"Do të mund të përforconim edhe më shumë ekipin, mirëpo duhet të theksohet që klubet e mëdha nuk i shesin yjet e tyre aq lehtë. Mu për këtë edhe kemi vështirësi", ka thënë Gattuso për Gazzetta dello Sport. Ai beson që së shpejti në Milan do të arrijë përforcim i madh.
"Nëse e shikojmë afatin e deritashëm kalimtar, vetëm një emër i madh ka ndërruar mjedisin, e ai është Henry. Nuk dua të zvogëlojë rëndësinë e lojtarëve tjerë, por prej atyre më të mëdhenjve deri më tash kanë ndërruar vend shumë pak. Milan është vazhdimisht në kërkim dhe besoj se në fund dikush do të vijë", ka shtuar ai.
Pa marrë parasysh se nëse dikush do ta përforcojë edhe më shumë Milanin, Gattuso ka besim të madh në lojtarët aktual: "Do të mbesim të shënuar në historinë e këtij klubi, mirëpo që të jemi edhe më të vlefshëm, na mungon vetëm edhe titulli i kampionit të Italisë".
Cristian Civu vishet zikalter
Cristian Civu eshte zyrtarisht lojat I Interit. Kalimi I rumunit te zikalterit qe prej kohesh ishte ne qender te merkatos se Interit eshte komunikuar nga vete lojatri ne nje konference per shtyp. Ka qene vete mbrojtesi ai qe ka beret e ditur lajmin per transferimin e tij te kampionet e Italise. Mbyllet pas disa javesh pasioni tratativat mes Romes dhe INterit per marrjen e Civut, I cili ka pershendetur kryeqytetin dhe ka levizur. "Dua te kujtohem nga romanet si djale I mire. Shkoj te interi si nje zgjedhje per jeten."
-Keto kane qene fjalet e rumunit ne konferencen per shtyp. I pyetur nga I pyetur nga gazetaret, Civu ka folur per nje zgjedhje te jetes per te shpjeguar vendimin per transferimin e tij te Zikalterit. Me pas mbrojtesi beri nje kerkese ne drejtim te tifozeve verdhekuq: "Dua te kujtohem nga romanet si nje djale I mire. Ne rome kam kaluar kater vite te mrekullueshme plot sadisfaksione. Porn e futboll mund te ndodhe te besh zgjedhje te jetes e te punes."- perfundoi Civu. Per kalimin e mbrojtesit rumun te kampionet e italise ka ndikuar vete tekniku Mancini I cili e deshironte ate me cdo kusht ne skuader. Interit per marrjen e Cristian Civut I eshte dashur te mposhte konkurencen e dy gjiganteve spanjolle, Barcelones dhe Real Madritit.
Reyes nga java e ardhshme zyrtarisht i Realit
Sipas revistës spanjolle Marca, Real Madrid të premten është marr vesh me Arsenalin, që i huazuari Jose Antonio Reyes nga sezoni i radhës të jetë anëtar i plotë i "klubit mbretëror".
Krahas kësaj, të mërkurën në klub do të paraqitet edhe i shumëprituri Arjen Robben.
Kampioni aktual i Spanjës, në xhirollogarinë e Arsenalit për Reyesin do të duhet të paguajë, 9.2 milionë euro, ndërsa pritet që transferi të vërtetohet edhe zyrtarisht të hënën apo të martën.
Këtë lojtarë me prejardhje nga Andaluzia posacërisht ka dashur ta mbajë trajneri i ri i Realit, Bernd Schuster, përderisa Reyes do të nënshkruajë kontratë katërvjecare me klubin.
Sipas pohimeve të revistës Marca nga java e ardhshme anëtarë të Realit, do të bëhen edhe holandezët, Robben e Drethe. Lojtari aktual i Chelsea-t duhet të arrijë në Madrid për 30 milionë euro, përderisa bashkëkombësi i tij i ri kushton rreth 10 milionë.
Real Madrid ofron 90 milionë euro për Kaka-n
Kampioni spanjoll, Real Madrid, i ka ofruar Milanit 90 milionë euro për brazilianin Kaka, respektivisht 20 milionë më shumë se që i kishte ofruar herën e fundit.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë menaxheri i brazilianit. "Mendoj se kjo është një ofertë e mirë – të cilën Kaka duhet ta shqyrtojë seriozisht. Jam në kontakt të përhershëm me drejtuesit e Realit – të cilët janë në pritje të sinjalit nga Milani dhe janë të gatshëm menjëherë ta nënshkruajnë marrëveshjen", ka thënë menaxheri, Diogo Kotscho, për portalin brazilian "GloboEsporte.com".
Supozohet se ky transfer ka lidhje edhe me dëshirën e klubit italian, që në radhët e veta të sjellë sulmuesin e Realit, Julio Baptista.
Menaxheri i Kaka-s, konsideron se Milan do të pajtohet me ofertën e re të Realit – që është për 20 milionë euro më e lartë se ajo e kaluara. Kaka ka kontratë me Milanin deri në verë të vitit 2011.
RTK/Balkanweb/Telegrafi