Napoli zhgënjen, Katania 90 minuta me 10 vetë
Ndërsa sfida mes Kaljarit e Romës u shty, duke shkaktuar një rrëmujë të vërtetë në Serinë A, dita e sotme ka dhuruar të tjera surpriza. Kështu, Napoli nuk e ka thyer dot tabunë “Katania”, duke mos ruajtur dot hapin e Juventusit. Një zhgënjim për skuadrën e Maxarrit, e cila ka luajtur praktikisht për 90 minuta me një lojtar më shumë. Në startin e ndeshjes, Alvarez ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Kavanit, që po shkonte drejt portës dhe gjyqtari i tregoi direkt kartonin e kuq. Një moment që ndikoi jo pak në ecurinë e ndeshjes për siçilianët, të cilët edhe më pas kanë bërë një paraqitje heroike. Edhe pse me 10 vetë, Katania nuk ka qëndruar në mbrojtje duke krijuar një seri rastesh për shënim.
Ndërkohë, një fitore e madhe për Atalantën, e cila mundi 1-0 Palermon, falë një goli të Raimondit 2 minuta para fundit. Ndeshja e mesditës, mes Sampdorias e Torinos, përfundoi në barazim 1-1, pas dy penalltive të dhëna në pjesën e dytë. Me të njëjtin rezultat mbaroi edhe ndeshja Bolonja-Peskara.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)