E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napolitano nënshkruan pakon anti-krizë

Nga Express më 14 gusht 2011 në ora 19:30

Plani urgjent i masave anti-krizë, i miratuar nga qeveria italiane e që parashikon shkurtimin me 45 miliardë euro të shpenzimeve deri në vitin 2013, u dekretua nga presidenti italian, Giorgio Napolitano.

Tashmë paketës së shkurtimeve që synon balancimin e deficitit buxhetor, i mbetet të marrë miratimin e parlamentit brenda 2 muajve të ardhshëm, që mendohet se do të ngjallë një përballje të fortë në planin social.

Ndërkohë kryeministri, Silvio Berlusconi, i intervistuar nga katër agjenci të huaja lidhur me zërat se mes tij dhe ministrit Tremonti ka mosmarrëveshje, kavalieri i hodhi poshtë alibitë duke bërë me dije se për këtë paketë ka punuar gju më gju me Tremontin.

Ai pranoi se ka pasur edhe kundërshti të forta mbi zbatimin e saj, duke theksuar se deri në fund të mandatit do të punonte krah për krah me Tremontin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›