Vicente kërkohet në Angli

Nga Express më 14 gusht 2011 në ora 20:30
Everton dhe Sunderland janë të interesuar për ish mesfushorin e Valencias, Vicente ka njoftuar Skysports.com.
Futbollisti me përvojë është në dispozicion si transferim i lirë pasi kontrata e tij me Valencian ka skaduar dhe ai tashmë kërkohet nga një numër i madh i klubeve.
Vicente ka marr oferta për të mbetur në La Liga por 30 vjeçari besohet se dëshiron të transferohet në Premierligë. Më herët kërkohej nga Blackburn Rovers, Newcastle United dhe Swansea City ndërsa tani është objektiv i Evertonit dhe Sunderlandit.