E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napolitano nis bisedimet me liderët e partive

21-03-2013 / Gazeta 55

Presidenti italian Xhorxhio Napolitano nis sot konsultimet me liderët e partive me qellim zgjidhjen e ngërçit për formimin më pas të një qeverie. Presidenti ndërkohë ka nisur takimin e pare me Beppe Grillon te lëvizjes “5 yjet”. Më pas takimet do të vijojnë me partine e Berluskonit “populli i lirisë”, me pas Lega dhe gjatë pasdites grupi parlamentar i Partisë Demokratike i Pier Luixhi Bersanit.
Nga konsultimet e djeshme u be i qarte vullneti për të formuar një qeveri për të evituar zgjedhjet e parakohshme. Presidenti shpreson te shmange zgjedhjet, në mënyrë që qeveria të përqendrohet tek reformat ekonomike në mënyrë që të ulë borxhin, të nxjerrë vendin nga recesioni dhe të ulë papunësinë.
Pas takimit me Napolitanon, një ditë më parë, drejtuesi i senatit Pietro Graso tha se presidenti është i vendosur të gjendet një marrëveshje për qeverinë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›