Napolitano, vizitë në Korenë e Jugut
Kreu i shteti italian zhvilloi në Seul një vizitë zyrtare. Gjatë vizitës në këtë vend , presidenti italian Giorgio Napolitano u takua me presidentin e Koresë së Jugut Lee Myung-bak. Lee e ka mirëpritur Napolitanon në një ceremoni zyrtare të zhvilluar në shtëpinë presidenciale Blue. Të pranishmit kanë valëvituj flamuj të Koresë së Jugut dhe flamuj italianë duke i uruar mirëseardhjen presidentit të Italisë. Pac ceremonisë, dy udhëheqësit kanë zhvilluar një takim gjatë të cilit kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre mbi çështjet e ndryshme duke përfshirë bashkëpunimin në kuadrin e G8-ës dhe G20-ës, për t'u përballur me krizën financiare ndërkombëtare. Ata diskutuan gjithashtu edhe për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në finalizimin e një marrëveshje të tregtisë së lirë mes Koresë së Jugut dhe BE-së. Burime nga zyra e presidentit thanë se Napolitano ka përkrahur politikat e Koresë së Jugut në lidhje me Korenë e Veriut për denuklearizimin në gadishullin Korean, ndërsa u zotuan për të bashkëpunuar me Korenë e Jugut për këtë çështje. Napolitano është presidenti i parë italian që viziton Korenë e Jugut në harkun kohor të 125 vjetëve, që kur dy vendet vendosën marrëdhëniet diplomatike në 1884.