E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjaket Palestina

Nga Express më 16 maj 2011 në ora 12:33

Si pasojë e trazirave të rënda gjatë shënimit të 63 vjetorit të themelimit të shtetit izraelit, janë vrarë më shumë se 20 palestinezë.

Për herë të parë që prej luftës së vitit 1973, mijëra civilë kanë kaluar kufirin e kontrolluar rreptësisht me Sirinë dhe janë futur në malin Golan.

Mediat njoftojnë se ushtarët kanë vrarë të paktën 10 prej tyre.

Në kufi mes Izraelit dhe Libanit ka pasur gjithashtu të vrarë, sikur edhe në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor.

Ndërsa në Tel Aviv është vrarë një person.

Në këtë ditë, palestinezët shënojnë përvjetorin e ikjes masive të mijëra arabëve pas krijimit të shtetit izraelit në maj të vitit 1948.

Protesta janë mbajtur edhe para ambasadës izraelite në Egjipt, kundër dhunës ndaj palestinezëve.

Forcat e sigurisë kanë përdorë gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë demonstruesit në Kajro.

Ka pasur edhe të shtëna paralajmëruese më armë zjarri.

Të paktën 24 persona janë lënduar, njofton agjencia e lajmeve Mena.

Ndërsa televizioni arab Al Jazeera bën të ditur se një grup demonstruesish ka bërë përpjekje të futet në ambasadë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›