E Diel, 1 Nëntor 2026

Nard Olli Kodet e sigurise se kutive te sakta

Në një prononcim të sotëm për mediat, zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli, hodhi poshtë akuzat e ngritura nga përfaqësuesit e PS-së se kodet e sigurisë së kutive të votimit nuk rakordojnë me ato që po hap Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

"Kodet e kutive janë të sakta dhe nuk kemi pasur asnjë ankimim për mospërputhje kodesh", sqaroi zëdhënësi.
Duke shpjeguar debatet mes përfaqësuesve të opozitës në KQZ në lidhje me kodin 5, që është kodi që vendoset në komisionin e qendrës së votimit, i vendosur në pjesën e hapur të kutisë, ku hidhet fleta e votimit, zëdhënësi theksoi se "në të gjitha rastet, kur kemi konstatuar mosshënimin e këtij kodi, është bërë kqyrja e procesverbaleve që janë dorëzuar në KQZ dhe pas verifikimeve nuk ka pasur mospërputhje", tha Olli.

Sipas tij, procesverbalet, të cilat janë dorëzuar në KQZ, janë shoqëruar nga kryetari, nënkryetari dhe sekretari i KZAZ-së, ndërsa shtoi se ato mund të verifikohen nga subjektet politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›