eshtja Meta Kolegji Penal i Gjykates se Larte pranon gjykimin ne mungese
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë pranoi gjykimin në mungesë të Ilir Metës dhe përfaqësimin e tij nga dy avokatët Pertit Serjani dhe Gëzim Veleshnja.
Ndaj ish ish-zv/kryeministrit, njëherësh lider i LSI-së, rëndon akuza e korrupsionit aktiv.
Relatori i çështjes Ardian Dvorani, ka njoftuar dorëheqjen nga çështja të gjyqtarit Besnik Ymeraj i zëvendësuar nga gjyqtarja Majlinda Andrea, si dhe ka ka kërkuar dorëheqjen e tij nga çështja.
Avokatët e Metës kanë depozituar pranë gjykatës kërkesën paraprake për shpalljen të pavlefshme të provave, veprimeve hetimore paraprake dhe konkluzionet e ekspertëve të huaj.
Mbrojtja ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të të gjitha veprimeve paraprake hetimore të kryera nga prokuroria e Tiranës, pasi Ilir Meta në momentin e e kryerjes së këtyre veprimeve hetimore, ishte person me imunitet dhe si i tillë, çështja i kalonte direkt prokurorisë së Përgjithshme.
Provat e paraqitura si video, ora e tavolinës që ka shërbyer për regjistrimin, CD të paraqitura nga Dritan Prifti pasi nuk janë mjetet origjinalet me të cilat është kryer përgjimi.
Avokati tha se përgjimi nuk është bërë sipas dispozitave ligjore dhe për të denoncuar një vepër penale, por është bërë për arsye shantazhi.
Në kërkesën paraprake, kërkohet gjithashtu shpallja e pavlefshme e konkluzioneve të ekspertëve të huaj pasi prokuroria nuk e ka vënë në dijeni mbrojtjen, e cila mund të kishte dhënë opinion në lidhje me çështjen në fjalë.
Gjatë relatimit të argumenteve mbrojtëse, avokati Petrit Serjani, është shprehur se mbrojta nuk ka mohuar kryerjen e bisedave mes personave në video, por ka këmbëngulur se zbardhja e videos me titra është manipuluar nga Dritan
Prifti dhe persona të tjerë, duke kërkuar edhe shpalljen te pavlefshme të dëshmive të dhëna nga Dritan Prifti si person i akuzuar në një çështje të ndërlidhur me çështjen në fjalë.
Ndërsa prokurori Bujar Sheshi, i ka kërkuar Kolegjit Penal kohë të mjaftueshme për studimin e kërkesës paraprake të depozituar nga mbrojtja, kërkesa e prokurorit u pranua duke shtyre seancën e radhës më 27 qershor.