Policia e Shtetit masa ne te gjitha zonat turistike te vendit
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim planifikimin dhe zbatimin e masave për garantimin e qetësisë publike dhe rritjen e sigurisë rrugore, në funksion të krijimit të një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë pushuesit në zonat turistike të vendit, ka hartuar dhe dërguar për zbatim Programin e Punës “Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në plazhe, rritjen e sigurisë në rrugë dhe menaxhimin e hyrje/daljeve në kufi, gjatë sezonit turistik veror, 2011”.
Në këtë program janë përcaktuar detyra konkrete për strukturat qendrore e vendore të Policisë së Shtetit në drejtim të marrjes së masave specifike dhe të gjithanshme për sezonin turistik veror, nisur nga fakti se gjatë këtij sezoni shumë zona të vendit përballen me një shtim të numrit të popullsisë, si dhe shtim të numrit të automjeteve në qarkullim e një dendësim të trafikut. Po ashtu gjatë kësaj periudhe pëson rritje dhe fluksi i pushuesve vendas apo të huaj, të cilët vijnë në vendin tonë nga shtete të ndryshme, si dhe rriten ndjeshëm hyrje daljet në Pikat e Kalimit Kufitar.
Masat e përcaktuara kanë si synim garantimin e sigurisë publike në të gjithë zonat turistike të vendit, parandalimin e aksidenteve automobilistike dhe rritjen e sigurisë rrugore në të gjitha akset kryesore dhe në rrugët e zonave turistike, rritjen e standardeve të shërbimit në Pikat e Kalimit Kufitar, sigurimin e një shërbimi policor në përputhje me Kodin e Etikës së Policisë, si dhe ofrimin e sigurimin e ndihmës ndaj komunitetit në çdo rast nevoje.
Në këtë kontekst, Departamenti kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Departamenti për sigurinë Publike dhe Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, si dhe Drejtoritë e Policisë së Qarqeve, Drejtoritë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit dhe Njësitë Rajonale të Policisë Rrugore Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Fier, Korçë, Kukës, Gjirokastër dhe Vlorë, kanë hartuar e po zbatojnë plane operacionale dhe plane masash të përbashkët për sigurimin e rendit dhe të qetësisë, qarkullimin normal të mjeteve e këmbësorëve në akset rrugore, në vendkalimet kufitare, në plazhe e në zona të tjera turistike.
Drejtuesit e strukturave vendore të policisë janë ngarkuar për marrjen e të gjitha masave për një prezantim sa më korrekt të punonjësve të policisë gjatë kryerjes së detyrave të tyre funksionale duke zbatuar kërkesat e Kodit të Etikës së Policisë, si dhe për parandalimin e shkeljeve në detyrë nga ana e personelit policor që kanë në varësi.
Me qëllim rritjen e sigurisë në akset rrugore dhe parandalimin e aksidenteve do të përforcohen me forca shtesë shërbimet e policisë në segmentet rrugore më problematike, në veçanti në akset Durrës-Kukës-Morinë e Durrës-Elbasan-Qafë Thanë. Ndërkohë për përballimin e fluksit të madh të lëvizjes së pushuesve në akset rrugore që lidhin plazhin e Durrësit me Tiranën, përmes një plani koordinimi do të bashkëpunohet ngushtë ndërmjet Drejtorive të Policisë Tiranë e Durrës për menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë në këto akse rrugore.
Po ashtu, në zbatim të Memorandumit të Bashkëpunimit me Shërbimin Policor të Kosovës, janë marrë masa për ushtrimin e kontrolleve të përbashkëta në aksin rrugor Morinë-Kukës-Durrës, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
Për rregullimin e qarkullimit të automjeteve në plazhe e vende turistike, për normat dhe rregullat e bashkëjetesës në komunitet për këto zona, lidhur me ndotjen akustike, për disiplinimin e përdorimit të mjeteve ujore, si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme, strukturat vendore të policisë do të bashkërendojnë masat me organet e qeverisjes vendore dhe institucionet e tjera shtetërore, me qëllim nxjerrjen dhe zbatimin e rregullave të detyrueshme në këtë drejtim.
Një sërë masash janë përcaktuar dhe marrë në drejtim të lehtësimit të procedurave të hyrje-daljeve dhe të qëndrimit të të huajve në vendin tonë. Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit do të bashkërendojë veprimet me strukturat e saj dhe në drejtim të marrjes së masave të plota për forcimin e regjimit të ruajtjes dhe kontrollit të kufirit, përballimit të fluksit të madh të pushuesve dhe krijimit të lehtësirave gjatë procesit të përpunimit duke shtuar sportelet pranë pikave të kalimit Kufitar, si dhe për sigurimin e të gjitha akseve që lidhen me pikat e kontroll kalimit kufitar.
Ndërkohë Strukturat e Policisë Kufitare dhe strukturat e Luftës kundër Krimit të Organizuar do të bashkërendojnë veprimet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarise së paligjshme që mund të zhvillohet subjektet e paliçensuara për veprimtari turistike.
Një rëndësi e veçantë i është kushtuar dhe bashkëpunimit dhe intensifikimit të kontakteve me strukturat homologe policore të vendeve fqinje për zbatimin e marrëveshjeve të përbashkëta për probleme të rendit e të sigurisë, si dhe për krijimin e të gjitha lehtësirave për shtetasit e vendeve respektive gjatë lëvizjes së tyre në pikat e kontroll kalimit kufitar.