E Shtunë, 31 Tetor 2026

Narkotikët, Wollfarth: Bashkitë të mbështesin policinë

Gjatë një takimi me temë Takim i Përvitshëm për Parandalimin dhe Luftën kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike” kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth kërkoi angazhim më të madh të qeverive vendore për të luftuar fenomenin.

Ne e shohim Policinë e Shtetit shqiptar shumë të angazhuar në këtë luftë. Ndonëse janë bërë përmirësime të ndjeshme, të tjera sfida shtrihen përpara, probleme të rëndësishme ende presin zgjidhje. Lejomëni të përmend si shembull çështjen e hershme të kultivimit të drogës në disa komuna në jug e në veri.  Kjo tregon qartë se Policia e Shtetit nuk mund të bëjë gjithçka e vetme për ta zhdukur këtë problem.  Mbështetja dhe bashkëpunimi i qeverive vendore është i domosdoshëm dhe vendimtar për gjithë procesin.- tha Wollfarth.

Wollfarth tha më tej se, realiteti na mëson se në një shoqëri demokratike, policia nuk mund të arrijë asgjë pa mbështetjen dhe bashkëpunimin e komunitetit, ndaj theksoi ai, kjo është edhe arsyeja pse ne do të dëshironim të shihnim aktorët vendorë të motivuar dhe të përfshirë në mënyrë konstruktive në këtë çështje,  shpresojmë kudo.

Sipas tij, Bashkitë dhe Komunat kanë detyrimin ligjor, moral dhe qytetar të bashkohen me Policinë e Shtetit shqiptar në detyrën e saj për të luftuar kultivimin dhe trafikimin e drogës.

Wollfarth siguroi se policia shqiptare, dhe jo vetëm mund të kenë besim tek mbështetja e vazhdueshme e OSBE-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›