Narkotrafiku dhe Shqipëria
Para pak ditësh patëm rastin e pazakontë të dëgjonim se në Tiranë erdhi për një marrëveshje me homologët shqiptarë drejtori i Agjencisë Federale të Kontrollit të Trafikut të Narkotikëve të Rusisë, zoti Viktor Ivanov. Madje, siç thuhet në sajtin e Këshillit të Ministrave, Zoti Ivanov i paraqiti Kryeministrit një ekspoze të situatës së luftës kundër narkotikëve në Rusi, por edhe një përshkrim të përgjithshëm për sa i përket trafikut ndërkombëtar të drogës; gjithashtu, Në takim u vlerësua si një arritje shumë e rëndësishme fakti që rrugët e drogave të rënda, siç është heroina, nga Afganistani, janë zhvendosur tashmë nga Shqipëria, çka dëshmon për suksesin e fushatës së luftës me zero tolerancë të qeverisë shqiptare (Vërtet? shënim, A.C). Gjithashtu u vlerësua edhe fakti që kultivimi i kanabisit në Shqipëri është reduktuar në mënyrë drastike. E quajtëm të pazakontë, pasi në përgjithësi jemi mësuar që organet e specializuara të luftës antidrogë në Tiranë kanë pasur marrëveshje me vendet kufitare ose bashkëpunime me Drug Enforcment Agency (e famshmja DEA) të SHBA apo me agjencitë e kontrollit ndërkombëtar të drogës në varësi të INTERPOL-it, i cili është një superorgan i Kombeve të Bashkuara, i krijuar për të koordinuar luftën ndërkombëtare kundër narkotrafikut. Mbrapa misterit të kësaj vizite të Ivanovit mund të fshihet ose a)një ndërhyrje e kamufluar ruse në kontrollin ballkanik të narkotrafikut nga ana e Rusisë – meqë edhe ajo të jetë pjesë e këtij fitimi kolosal që rreshtohet me fitimet që sjell nafta, tregtia e armëve dhe turizmi ose b) Shqipëria të bëhet vërtet një digë kundër këtij fenomeni fitimprurës që shkon në pjesën më të madhe në xhepat e armiqve perëndimorë të Rusisë. Nëse me këtë rast do të ndryshonim një thënie të studiuesit dhe ushtarakut gjerman Carl Von Clauseëitz mbi luftën, do të thoshim se abuzimi me substanca është një alternativë tjetër e diplomacisë dhe, në disa raste, më me efekt se lufta. Po e shfrytëzojmë këtë rast që të flasim për këtë fenomen, i cili edhe në vendin tonë po bëhet shumë i rrezikshëm nga segmente kriminale të lidhura direkt ose indirekt me shtetin, duke fundosur kështu shumë familje shqiptare. Flitet se tashmë në Shqipëri ka mbi 35 mijë përdorues të drogave të lehta e të rënda, kryesisht te rinia. Duhet thënë se tregtimi i gjerë i opiumit (lënda bazë e heroinës) ka filluar gjerësisht në tregtinë midis Kinës dhe Anglisë, të cilat kulmuan me dy luftërat e gjata të Opiumit, në vitet 1839-1842 dhe 1856-1860. Sot, dy drogat kryesore të ndaluara e që lidhen me narkotrafikun janë heroina e kokaina. Ndërsa në këtë shkrim do të flasim kryesisht për trafikun e heroinës – pasi edhe vizita e zyrtarit të lartë rus ishte e lidhur kryesisht me këtë lloj substance psikoaktive po hedhim dy penelata të shpejta në lidhje me substancën tjetër, kokainën, e cila është në përdorim kryesisht në dy Amerikat etj. Qysh në krye të herës duhet thënë se të dyja këto substanca përdoreshin si anestezikë nga vendësit që e mbollën të parët kokainën në Peru dhe Bolivi (në vargmalet e Andeve) dhe heroinën në Indi e Persi (aziatikët e kanë përdorur kryesisht si analgjezik kundër diarresë). Fletët e coca-s u sollën për herë të parë në Europë për tu përdorur si çaj nga kolonizatorët portugezë e spanjollë, së bashku me lëndë të tjera psikotrope, si: kafeja, duhani, kakaoja, erëza të ndryshme etj. Por, në ndryshim nga duhani, marijuana dhe heroina, kokaina nuk krijon varësi. I pari që ka folur për efektin e çajit të saj në gjallërimin e aktivitetit të trurit, të përdorur së pari nga farmacistët gjermanë, ka qenë K.Marksi. Kurse për herë të parë kokainën bruto e ka prodhuar më 1885 Alfredo Bignon, një farmacist nga Lima, Peru. Paralel me të po punonte edhe i riu S.Frojd, i cili po përpiqej ta adaptonte si anestezik në Austri e Europë. Qyteti më i famshëm peruan që do prodhonte kokainën do të bëhej Huanuko dhe, nëpërmjet Limas, droga eksportohej në N.Y. I pari kontrabandist qesharak në pamje të jashtme që gajasi amerikanët për rrezikun nga kjo drogë ishte këmbshtrembri peruan me nëntë shtëpi, Eduardo Balarezo të cilin gazeta The N.Y. Daily Mirror do e paraqiste në gusht të 1949 si më të rrezikshëm se Lucky Luciano. Ka pasur dy periudha të tregtimit të kokainës: 1890-1950 (tregtia legale) dhe koha e narkotrafikut të kokainës mbas vitit 1950, kur ky pluhur i bardhë do ndalohej të tregtohej nga Byroja Federale e Narkotikëve të SHBA dhe OKB. Ka pasur dy rrugë ashpërsisht konkurrente tregtimi gjatë periudhës së parë: nga Lima në fabrikat franceze, amerikane dhe gjermane të ilaçeve dhe, e dyta, rruga nga Azia ku cocain-a përpunohej nga holandezët dhe japonezët në Java dhe Formosa. Dihet se nga vitet 1970, nga një shqetësim andean (Peruane e Boliviane), coca u bë një problem amazon-ian, pasi mbjellja, përpunimi dhe tregtimi i saj u krye më së shumti nga kolumbianët, të cilët janë edhe sot kryesorët në këtë fushë me kartelet e tyre Cali dhe Medelyn. Natyrisht që narkotrafiku shpeshherë ka nxjerrë në pah përfshirjen e gjerë edhe të shumë segmenteve shtetërore dhe të drejtuesve të lartë të tyre. Kulmi u arrit me çështjen Iran-Contras, ku u përfolën emra të njohur të politikës së SHBA si Regan-Bush plaku dhe më pas edhe Bill Klinton (me çështjen White Water), O.North etj. Në rastin e parë u ndihmuan Contra-sit për përmbysjen e sandinistëve të Nikaraguas dhe në operacione u përfshinë financat e fituara nga kokaina e Contrasve (të cilët e kishin bazën e stërvitjes në Arkansas), në shkëmbim të armatimeve. Në këtë kohë edhe B.Klinton ishte Guvernator i Arkansasit. Gjithsesi, duhet thënë se antikultura e drogës u fut në SHBA, së pari, nëpërmjet punëtorëve të droguar kinezë të ndërtimit të hekurudhave prej A.Harrimanit nga lindja në perëndim të SHBA-ve (vitet 20-30), te punëtorët e tjerë vendës, kryesisht negër. Gjithashtu, një moment tjetër i antikulturës së drogës ishte kur u krijuan e u pompuan grupet e famshme të rrokut në vitet 1960 si Beatles (Brian Epshtaindhe kompozitori i tyre Teodor Adorno quhen mbretërit që solli rok-drogën në SHBA dhe shpikën fjalën teenager), Rolling Stones, The Doors (ky e ka marrë emrin nga libri i parë që i thur lavde drogës The Doors e O.Hakslit), krijimi i kanalit muzikor MTV i Warner Communications, e të tjera më pas. Daullja shoqëruese e muzikës së tyre atonale (me 12 tonalitete) ishte huazuar nga muzika e lashtë egjiptiane në nder të kultit të Dionisit dhe shoqërohej me një drogë-eksituese. Thirrja e tyre për rininë ishte: Turn on, tune in, drop out (Hajde sintonizohu; braktise shkollën) dhe që arriti kulmin me historinë e njohur të koncertit të Monterreit, ku qindra-miëra të rinj u mbajtën disa ditë të bllokuar në mes të një fushe dhe u ngopën me drogën sintetike LSD. Duhet thënë se nxitja indirekte e përdorimit të drogave ka lidhje edhe me planin e lojës së Klubit të Romës të themeluar nga G.Anjeli, sipas ideve maltusiane të kontrollit të popullsisë dhe mostolerimit me politikat e mbështetjes sociale. Madje, qysh në vitin 1928, nipi i S.Frojdit, Edvard Bernejz, do të thoshte se sipas shkallës së zhvillimit të civilizimit, nevoja për një qeveri të padukshme bëhet gjithnjë e më shumë evidente. Për këtë arsye duhen shpikur e përpunuar mjete të kontrollit të opinionit shoqëror.
***
Po çfarë ishin dy Luftërat e Opiumit midis Kinës dhe Anglisë, të cilat më 1860 përfunduan me djegien e grabitjen e të famshmes rezidencë perandorake kineze të Summer Palace (Versajën kineze) dhe që sollën përfundimisht atë që quhet rëndom varësia e një perandorie nga droga dhe korruptimi i një tjetre? Anglezët, në kohën e ambasadorit të tyre, Lordit Elgin, të shtypur nga bilanci negativ i pagesave në argjend me tregtinë me mallrat e pakonkurrueshme kineze, si çaji kinez, porcelanet, letrën e barutin, e gjetën limanin e shpëtimit te tregtia e opiumit indian të B
