E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli i Benediktit XVI: “Mos të kërkojmë vetëm suksesin shoqëror në jetë”

29-08-2011 / Gazeta 55

Gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, Benedikti XVI vuri dje në pah se “divergjenca” ndërmjet “planit të dashurisë së Atit Qiellor që arrin deri në dhurimin e të Birit Njëlindurit mbi kryq për shpëtimin e njerëzit” dhe “pritjeve”, dëshirave, planeve të dishepujve”. Jeta e njeriut nuk mund të orientohen vetëm drejt “suksesit shoqëror” e “mirëqenies fizike dhe ekonomike”, sepse kjo do të thotë të “vendosësh Zotin mënjanë” e “ta pengosh” zbatimin dhe plotësimin e “vullnetit të tij”. Kështu tha mes tjerash Papa Benedikti XVI gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot në Pallatin apostolik të Kastelgandolfit. “Atëherë kur realizimi i jetës personale është i orientuar vetëm drejt suksesit social, drejt mirëqenies fizike dhe ekonomike, njeriu nuk mendon e nuk arsyeton më sipas Hyjit, por sipas njerëzve”, tha Papa Ratcinger duke komentuar pjesën e Ungjillit të Liturgjisë Hyjnore të dielës së sotme të 22-të gjatë vitit kishtar. “Të mendosh sipas botës – vijoi Ati i Shenjtë – do të thotë ta vësh mënjanë Zotin, të mos e pranosh planin e dashurisë së tij, gati-gati ta pengosh plotësimin e vullnetit të tij të urtë”. Sipas Papës Benediktit XVI, “ i krishteri e ndjek Zotërinë Jezus atëherë kur me dashuri e pranon kryqin e vet, që para syve të botës duket një dështim e një humbje e jetës; duke ditur se nuk e bartë vetëm, por bashkë me Jezusin, duke ndarë bashkë udhën e tij të dhurimit”. Një udhë kjo, shtoi Papa, që kërkon prej nesh të ” lejojmë të shndërrohemi nga hiri hyjnor, duke përtërirë mënyrën e të menduarit e të arrestuarit”. “Vetëm Zoti mund t’i jap njeriut gëzimin që nuk kalon kurrë, e nuk mjafton suksesi dhe mirëqenia për ta realizuar jetën, për këtë udha është ajo e mistershme e kryqit”, tha Papa duke shtuar se për këtë “njeriu, nëse synon realizimin e jetës, nuk mund të mendon vetëm për mirëqenien fizike e ekonomike duke përjashtuar Zotin”.
Papa kremtoi Meshën për Schuelerkreis. Në Zotin kemi burimin e ujit të gjallë/Mesha e Atit të Shenjtë Jozef Ratcinger me ish studentët. Benedikti XVI: njeriu të mos e shuaj etjen e madhështisë në gjëra të çastit e ato kalimtare, por në Zotin të zbulon gurrën e ujit të vërtetë. Dje paradite Papa kryesoi, në Qendrën Mariapoli të Kastelgandolfit, Meshën e Shenjtë me ish studentët e vet, të ashtuquajturit Ratzinger Sculerkreis, mbledhur këtyre ditëve në qytezën laciale në seminarin tradicional veror me ish profesorin e tyre. Sivjet takimi u mbajt mbi temën e ungjillëzimit të ri. Benedikti XVI, duke mbajtur shkurt fjalën hyrëse të kremtimit eukaristik, komentoi fjalët e Psalmit 62 propozuar nga liturgjia e sotme: “O Hyj, Hyji im je ti... Ka etje për ty shpirti im, si toka e shkretë, e thatë, e paujë”. Është koha e pritjes së Zotit. “Në këtë kohë të mungesës së Hyjit – tha Papa – kur toka e shpirtrave është e shkretë dhe e thatë e njerëzit akoma nuk dinë se nga ku buron uji i gjallë, ti kërkojmë Zotit të tregohet e të shfaqet. Duam të lusim për ata njerëz që kërkojnë ujin tjetërkund, që Zoti t’u tregojë se Ai është uji i gjallë e të mos lejoj që jeta e njerëzve dhe etja e tyre për madhështi të mbytet e të shuhet në gjëra të çastit dhe kalimtare”. Këndej Papa iu lutë Zotit “sidomos për të rinjtë” në mënyrë që “ në ta të jetë e gjallë etja për Zotin”. E në vijim të reflektimit shtoi: “ e ne që e njohim që nga rinia duhet t’i kërkojmë falje sepse kaq pak ia çojmë njerëzve dritën e Fytyrës së tij, sepse kaq pa del në pah bindja se Zoti është, se Zoti është këtu e se Zoti është madhështia që ne të gjithë presim”. Homelinë e Meshës së këtij takimi të ish studentëve me ish profesorin Ratcinger, e mbajti kryeipeshkvi i Vjenës kardinali Schonborn. Kardinali austriak nënvizoi se “ecja udhës së Zotit, ecja pas Jezusit nënkupton mohimin e plotë të vetvetes, për të mundur kështu të hyjmë në dritën e vështrimit të Hyjit”. “Vetëm nëse nuk i përshtatemi më parimeve të kësaj bote – vijoi kardinali Schonborn duke komentuar leximin e dytë të liturgjisë së kësaj së diele nga Letra e Palit drejtuar Romakëve, - do të mund ta zbulojmë vullnetin e Hyjit për jetën tonë e ti përmbahemi udhës së Tij”. Këto – përfundoi – “janë parakushte për një miqësi të vërtetë me Zotin”, “pik arritje” e kthimit tonë tek Zoti.
Marrë nga RadioVatikani

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›