E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpertheu epidemia Nga Sali Berisha

Sot, kjo dite shenon de facto themelimin ne kete salle te "Partise se Plehut". Pasi u themelua "Aleanca e Plehut", shpertheu epidemia; "o burra te gjejme vota ne plehra" dhe po rremohet, po kerkohet, po behet gjithcka qe ne plehra te mbijne particka

Ligji i cili eshte miratuar ne kete Parlament, eshte ligji i mbrojtjes se Shqiperise nga mbetjet toksike. Thelbi dhe qellimi i tij eshte mbrojtja e ketij vendi nga mbetjet toksike. Por le t'i shohim gjerat jashte burses se shpifjeve dhe sharjeve, ne te cilen sa me shume te shpifesh e te shash aq me lart ngjitesh ne shtyllen e turpit. Le te shohim pak jashte saj. Cfare eshte ky ligj? Ky eshte ligji qe i imponon qeverise te perjashtoje me vendim te Parlamentit, te gjitha plehrat toksike. Ky eshte ligji qe i imponon qeverise qe mbetjet jotoksike te lejohen te importohen, jo sic ndodh deri tani, jo sic u vendos ne 2003-shin kur keta zoterinj ishin ne pushtet, keta qe i kane varur shpresat tek "Partia e Plehut" per te ardhur ne pushtet dhe qe nuk do ta shohin pushtetin te pakten dhe per 20 vjet ne kete menyre. Nuk vihet keshtu ne pushtet, nuk eshte kjo rruga e pushtetit.

Ja ku e keni listen. Sipas kesaj liste, ne Shqiperi duhet te hyjne 400 mbetje, ndersa ky parlament dhe kjo qeveri ka vendosur qe ne Shqiperi mund te hyjne gjithsej 50 mbetje, prej tyre, asnjera toksike dhe secila prej tyre do te hyje sipas kushteve qe do te percaktohen ne vendimin e Keshillit te Ministrave. Perse duhet ky ligj? Duhet sepse ky parlament ka ratifikuar nje marreveshje me BE-ne. Nderkohe qe birbilenjte u frynin trumpetave dhe borive, bilbilave ketu, ne firmosnim Marreveshjen e Stabilizim - Asociimit dhe kjo Marreveshje, ne nenin 70 dhe 108, per mjedisin dhe perafrimin e legjislacionit, i imponon Shqiperise te lejoje qarkullimin e lire te plehrave jo toksike.

***

Cili eshte raporti i Shqiperise me hapesiren evropiane? Ju duhet ta dini, te dashur qytetare, se Shqiperia eksporton mbetje te saj nga kjo liste, ne vit, 96 mije e 900 ton. Ja ku eshte lista. Shqiperia eksporton mbetje te saj, pra mbetje te prodhimit, mbetje te tjera, ne vendet e Bashkimit Evropian dhe vende te tjera. Meqenese kane dhuntine te mashtrojne me lehte se sa pine nje kafe, me lejoni t'ju informoj atehere se; nga keto mbetje; mbetje plastike jane 37 tone, mbetje alumini, mbetje zinku, mbetje plumbi, mbetje magneziumi, mbetje tekstili, mbetje druri. Te gjitha keto mbetje, per shkak te kesaj marreveshjeje qe kemi firmosur me BE-ne, Evropa i pranon nga Shqiperia.

Une them se keta qe perpiqen te mbijne partine mbi plehrat, keta jane te pashprese, sepse kryetari i tyre, duke e pare se e ka te pamundur te fitoje, pasi kalon nga disfata ne disfate, ka vendosur me cdo kusht te urdheroje te krijohet parti dhe te varet prej tij. Nje dite thirri Filip Cakulin dhe i tha; "ose Fix Fare parti, ose do sikterisesh". Cakuli i thote: zoteri, a nuk nxore mesim nga 99-shi ti qe do te me besh mua parti?". Eshte ekzaktesisht keshtu si ju them une, nese doni ju sjell dokumentin. Pastaj ai gjeti faqezinjte dhe u tha; "dilni kunder regjistrimit o faqezinj, sepse perndryshe ju dolen pasurite". Dhe faqezinjte renden poshte e perpjete "Eureka", per te shpetuar pasurite e fshehura dhe u thane shqiptareve mos u regjistroni se ky regjistrim eshte ne perputhje me modelet antishqiptare e antikombetare. Shqiptaret u treguan atyre "Partine e Plehut", hyni ne "Partine e Plehut"se rruge tjeter nuk keni. Sa serioze eshte kjo qe beni kur i dini te gjitha keto, sepse absolutisht ajo zonja qe ju keni propozuar per Anetare te Bordit te Bankes se Shqiperise, ajo i njeh ne menyren me te detajuar te gjitha detyrimet e ketij vendi. I njohin dhe ca te tjere, qe me OJF-te e tyre per integrimin jane bere te pasur. Se per te folur per integrimin dhe per te marre para per projekte integrimi jeni te vetmit, por per te punuar per te bllokuar integrimin, jeni te paret.

***

Keta ju flasin per toksina, por a e dini ju sesa toksina hyjne ne Shqiperi?. Ne Shqiperi futen njemije lende toksike, ato jane ilace, ato jane fertilizante, ato jane insekticide, ato jane te gjithellojshem, ato jane futur edhe me perpara, ato jane futur qe kur eshte krijuar shteti shqiptare dhe deri me sot. Por kane kushtet e kontrollit te tyre. Atehere, sipas kesaj logjike primitive, ne duhet ta perjashtojme cdo lloj importi toksik. Por a ka me toksike dhe te rrezikshme sesa helmet e arsenikut, apo helmet e zhives dhe helme te tjera? Nuk ka gjera me toksike se ato. Por megjithate, une ju garantoj se ato futen me destinacionin e caktuar dhe kontrollohen, po nga ato laboratore, qe ju thoni se ne nuk i kemi. Por ne i kemi laboratoret more zoterinj, ne i kontrollojme ato. Duhet t'i ndalojme ato tani, se doni ju te krijoni "Partine e Plehut"? Jo! Absolutisht jo. Mendoni ju se do i genjeni shqiptaret. Kane ikur ato kohera kur u thoshin se po erdhi treni ekspres do ndodhe hataja dhe dilnin nje grusht "bashibozukesh" dhe e kthenin trenin prapa. Por "trenin e Evropes" nuk do te mund ta ndale kush me ne kete vend dhe ky eshte procesi i integrimit. Pra, cila paska pasur interesa, ajo qe lejonte 320 lloje apo kjo qe lejon 50 lloje mbetjesh?. Ju thoni te mos lejojme asnje se doni te krijoni "Partine e Plehut". Ky eshte nje vend i lire dhe ju mund te krijoni 35 parti - dhe mos u deshperoni perse ju refuzoi Filipi.

Vazhdoni krijimin e partive se keshtu do te vini ne pushtet ju, pa alternative, sepse alternative ju nuk formuloni dot. Ka ikur koha e mashtrimit, qe kur dilni dhe ju thoni shqiptareve se kjo eshte "Republika e te papuneve", ne nje kohe kur ne kete Republike jane 1 milione e 70 mije krahe pune, sipas statistikes boterore dhe te gjithanshme, qe kur ju u thoni shqiptareve se mund te krijojme 300 mije vende pune ne nje vit. Zoterinj, ju mendoni se jane "hunj te kuq" shqiptaret? Jo, te jeni te sigurt, qe ata ju japin uje ne berryl ju. Ju keni vetine qe krijoni nje realitet qe nuk ekziston dhe pastaj t'i besoni ketij realiteti, sepse kryetari juaj, hyn ne shtrat Edi Rama dhe zgjohet Angela Merkel, zgjohet Nikola Sarkozi, zgjohet Barak Obama. Zoterinj, a e kuptoni ju se jetoni ne nje situate te pa precedent per sa i perket realitetit? Ju kete realitet doni ta sillni ne parlament. Nese atij i duket vetja njehere Angela Merkel, njehere Nikola Sarkozi, njehere Barak Obama, njehere David Cameron, nderkohe qe fjalimet ia kopjon Ed Miliband-it , se aty i merr i kopjon dhe vjen e na i lexon. Kjo rruge po ju mban jashte pushtetit. Si ka mundesi qe nje parti e madhe, qe keni firmosur kete ligj per integrimin, ngriheni tani e beni inversin, sepse konceptoni nje realitet sikunder nuk eshte. Ju absolutisht vetem sa na ndihmoni me kete, sepse sapo nisi debati per kete, zedhenesit tuaj ne Parlament nisen te flasin per votat. Thate: "na deshtoi Fiksi me Cakulin, tani te kalojme te plehu sepse na duhet nje alternative. Por nuk eshte kjo alternativa per te ardhur ne pushtet, sepse ju jeni parti e madhe dhe vini ne pushtet me nje alternative. Ju keni bere nje zgjedhje, bllokimin e vendit, bllokimin e procesit te integrimit, bllokimin e ligjeve me 3/5. Ju e moret nje mesim, por nuk doni te nxirrni mesim, vazhdoni keshtu, 2013 po vjen dhe ju garantoj se do te dilni minus 300 mije vota, ne raport me kete koalicion".

* Nga fjala ne seancen per ligjin e Menaxhimit te integruar te Mbetjeve Urbane

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›