Cole e "fikë" Chelsean!

Fitorja dhe kualifikimi në kupë i Chelseat në ndeshjen ndaj Manchester United, është përcjellur me një lajm shqetësues për këtë skuadër.
Njëri nga lojtarët më të mirë të Chelseat, Ashley Cole është lënduar në ndeshjen ndaj United dhe se pritet ti mungoj Chelseat në ndeshjet kryesore të sezonit. Cole u lëndua në minutën e 22 të ndeshjes për ti lëshuar vendin Bertrand.
Sipas analizave të para, Cole mund të mungoj 1 muaj, që do të thotë se Chelsea do të mbetet pa të në sfidën për të siguruar një pozitë që dërgon në garat evropiane, në ndeshjet e Europa League dhe FA Cup./indeksonline/