E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nasri: Mund ta mposhtim Chelsean

Mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri, beson se Topçinjtë ende kanë shanse që të garojnë për titullin e Premier Ligës.
Të dielën, Arsenali zhvillon derbin kundër liderit të Kampionatit anglez, Chelsea, ndërsa shumëkush mendon se me humbje eventuale, Topçinjtë do të jenë thuajse jashtë garës.
Humbja nga Manchester Unitedi në terren vendas i kushtoi shumë Arsenalit, prandaj nuk guxon ta humbë edhe këtë ndeshje.
Sido që të jetë, Nasri beson se skuadra e tij mund të nxjerrë rezultat të mirë kundër Bluve në Stamford Bridge dhe të mbetet në garë për titull.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›