E Diel, 1 Nëntor 2026

Vujanoviç: Kosova të njoh pakicën malazeze

Presidenti malazez Filip Vujanoviç ka deklaruar se nuk do ta nënshkruajë dekretin për emërimin e ambasadorit në Prishtinë, derisa kjo e fundit nuk do të njohë minoritetin malazez në Kosovë.
Në një intervistë për mediat lokale, Vujanoviç ka theksuar se, është e pashembullt që minoriteti malazez në Kosovë të mos njihet me Kushtetutë, ndryshe nga pakicat e tjer
Më tej ai ka komentuar edhe qëndrimin e fundit të Beogradit ndaj vendosjes se marrëdhënieve diplomatike mes Podgoricës dhe Prishtinës, duke e cilësuar atë si "emotiv".
"Serbia nuk duhet të jetë aq e rreptë ne shprehjen e disa reagimeve të saj, ndërsa Mali i Zi nuk duhet ta përjetojë negativisht atë reagim", ka pohuar Vujanoviç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›