Nasri: Nuk e lë Arsenalin pa fituar një titull
SHKRUAN: Jeton Selimi 24-02-2011 20:35
Mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri insiston se nuk e ka ndërmend të largohet nga Londra pa fituar diçka, para se ta bëjë hapin tjetër të tij në karrierë, për të kaluar në ndonjë klub më të madh europian. “Atë që mund ta them është se jam duke e shijuar këtë periudhë tek Arsenali dhe në Londër. Ndiej se kam ende për të kontribuuar këtu”, tha lojtari i kombëtares franceze për ‘Sport magazine’. “Njëra prej arsyeve se pse erdha te Arsenali, ishte që të fitoja tituj dhe nuk mendoj të largohem nga ky klub pa fituar diçka”, vazhdoi ai.