Nasri, largohet nga Arsenal

Mesfushori francez i Arsenalit, Samir Nasri ka konfirmuar se shumë shpejtë ai nuk do të jetë më lojtar i “Topçinjëve”.
“Unë do të largohem me hidhërim dhe zemërim në zemrën time. Unë jam krenar që kam luajtur për Arsenalin. Jam shumë i pakënaqur me reagimin e fansave vikendin e kaluar. Jam ende lojtar i Arsenalit por shumë shpejt nuk do të jem më”, tha Nasri.