E Diel, 1 Nëntor 2026

Vucinic: Ta kthejmë Juventusin në nivele të larta

Nga Express më 17 gusht 2011 në ora 09:17

Sulmuesi i Juventusit, Mirko Vucinic insiston se klubi i tij i ri ka kapacitet të rikthehet në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm. 27-vjeçari iu bashkua “Zonjës së Vjetër’ këtë verë nga Roma për 15 milionë euro. Ai është i vendosur që të luftojë për Bianconerët për t’i kthyer ata në kohërat e lavdishme, kur e thoshin fjalën kryesore në futbollin evropian, përpos atij italian.

“Juventusi është klub i klasit botëror. Liga e Kampionëve është fascinuese dhe është kompeticioni më i rëndësishëm, kështu që do të dëshiroja të rikthehem në këtë eveniment me Juventusin. Ne po punojmë të kthehemi në nivelet e vjetra, por do të jetë një rrugë e gjatë”, tha sulmuesi malazez për gazetën italiane, Tuttosport.

“Kur iu bashkova këtij klubi, bisedova me trajnerin dhe presidentin dhe çdokush këtu dëshiron t’iu kthehemi niveleve të larta të së kaluarës”, shtoi ai.

Vucinic e kaloi dekadën e fundit në Itali, pasi kaloi 5 vjet në Romë dhe po aq në Lecce, ku u bë njëri prej sulmuesve më të respektuar në Serie A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›