Një klub malazez në basketbollin kosovar
Pas skuadrës serbe, Bambi, edhe një skuadër joshqiptare nga sezoni i ardhshëm do të garojë në basketbollin kosovar. Bëhet fjalë për ekipin malazez, Futura, i cili sezonin që vjen do të bëjë gara në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll. Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).
“Sot, në zyrat e FBK-së, edhe zyrtarisht, kryetari i Shoqatës së malazezëve të Kosovës, Sllobodan Vujiçiq paraqiti pjesëmarrjen e KB Futura për gatim në Ligën e Parë të Basketbollit të Kosovës për edicionin 2011/12”, njofton FBK-ja.
Në këtë takim, prezentë ishin edhe zyrtarët e lartë të shtëpisë së basketbollit kosovar, kryetari Fatmir Gashi dhe anëtari i Bordit të FBK-së, Fadil Sahiti. Sezonin që shkoi, në Ligën e Parë garuan gjashtë ekipe, Drita, Kastrioti, Ylli, Llapi, Skenderaj e Lipjani.