E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjerohet “beteja” me karikatura

Edhe mujorja satirike gjermane 'Titanic' vendosi që të hedh pak kashtë në zjarr, duke paralajmëruar se në numrin e saj të tetorit do të botojë fotomontazhet në të cilat shfaqet Bettina Wulff, të cilën e përqafon një luftëtar mysliman.

Pasi që filmi anti-islamik “Çiltërsia e Myslimanëve” shkaktoi protesta të shumta të dhunshme në botën myslimane në dhjetë ditët e fundit, revista franceze 'Charlie Hebdo' të mërkurën publikoi karikaturat e profetit Muhamed, duke u thirrur në të drejtën e shprehjes, një lëvizje kjo që u kritikua nga krerët politikë të shumë vendeve të botës, të cilët këtë gjë e cilësuan si një provokim të panevojshëm.

Përkundër kuaj, në ballinën e revistës satirike gjermane 'Titanic', në tetor do të jetë një fotomontazh i gruas së ish-presidentit gjerman, Bettina Wulff, të cilën e përqafon një luftëtar mysliman, me turban në kokë dhe me thikë në dorë. Fotomontazhi do të përcillet me titullin parodik: “Perëndimi po ankohet, Bettina po xhiron film për Muhamedin”.

Revista, që ka një tirazh prej 100,000 kopjesh, do të dalë në shitje më 26 shtator.

Kryeredaktori i saj, Leo Fischer, gjatë një bisede për javoren ‘Der Spiegel’, mes tjerash tha se “Muhamedi tani është në gojën e gjithkujt”.

Bettina Wulff, e cila qartazi që është e kënaqur me këtë vëmendje mediale, ditëve të fundit ishte temë mediale në gjermani, pasi që në gjysmën e shtatorit botoi autobiografinë e saj. Në media tani dominojnë thashethemet se ajo dikur ishte një ‘vajzë përcjellëse’.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›