SHBA kundër entitetit kroat në Bosnje

Nga Express më 12 shkurt 2011 në ora 20:11
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur kundër krijimit të entitetit të ri kroat në Bosnje e Hercegovinë.
“Pozita e banorëve kroatë duhet të përmirësohet përmes strukturave shtetërore ekzistuese dhe pjesëmarrjes së partive të tyre në Parlament”, ka deklaruar ambasadori amerikan, Patrick S. Moon.
Krijimi i një entiteti kroat do ta kthente Bosnje Hercegovinën në një shtet me tre republika, përveç asaj serbe dhe boshnjake.
Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik ka shprehur disa herë ambicien për ndarjen e Bosnjës, duke e cilësuar këtë opsion si një proces të pakthyeshëm.