MORAVA E BERATIMORAVA E BERATIT Jetë dhe vdekje "në lëndinë"
Romin e parë e takojmë që në qendër të Komunës Otllak, fare afër Beratit. Është një e moshuar. Duket si e hutuar përballë njerëzve të shumtë që hyjnë e dalin në godinën e re të komunës. "Re çuna e keni parë gjë Lulin?", na pyet duke shpresuar mbase fort te mustaqet që mban njëri prej nesh. Ne ngremë supet të zënë ngushtë. Do të donim vërtet ta njihnim atë Lulin, porse sapo mundohemi që t‘i themi se nuk jemi nga këto anë, romja këmbëngul: "Hë more, atë që ndan pensionet…". Si merr përgjigje negative, romja ikën duke mërmëritur e pakënaqur. Me siguri do ketë thënë me vete se këta "gaxhojtë" nuk janë të aftë as të nxjerrin qimen nga qulli.
Në komunë zëmë shpejt miq. Janë Arseni, kryetari provizor i komunës dhe Zarifi , shefi i urbanistikës. Të dy e njohin mirë fshatin Moravë, të banuar nga romët. Zarifi , tregohet menjëherë i gatshëm. "Më mirë po vi me ju, unë i njoh vetë shumë prej tyre", na thotë sakaq. Dhe kështu nisemi për në Moravë, fshatin e parë ku romët e Shqipërisë e braktisën jetën nomade.
Fshati në lëndinë
Çeki, një krahinë e tërë quhet kështu. Në Shqipëri, disa vende mbajnë këtë emër. Morava e Beratit është një fshat i madh që shtrihet mes luginës së Osumit dhe rrugës nacionale. Jetë e mot fshati është mbajtur me fushat e aluvioneve që lumi ka mbled-hur për shekuj e shekuj me radhë.
Morava ka 120 shtëpi, të mbledhura në krah të njëra-tjetrës njësoj si një grumbull njerëzish që kërkojnë të ngrohen me nxehtësinë e njëri-tjetrit në të ftohtët e dimrit. Nëpër rrugë nuk kalojnë shumë kalimtarë. Vetëm disa fëmijë të mbledhur rreth "komandantit" të tyre seç po deba-tojnë me zë të ulët për diçka që kanë për të ndarë. Ca më tej një grua rome po mbush një karro dore me gjëra që i nxjerr nga kazani i plehrave. Të mësuar me romët që mbledhin nëpër kazanët tanë të plehrave, kjo grua sepse na bën përshtypje. Mbase ngaqë të nxjerrësh jetesën nga plehrat e të varfërve na duket një gjë aq e pamun-dur… Diku në një kthesë na zë syri një grumbull teshash të përdorura, simboli tashmë i njohur i "gabit".E dimë që më parë që "moravë" në sl-lavisht do të thotë "lëndinë, livadh". Emri fshatit i ka mbetur nga pushtimet e ka-hershme sllave që vazhduan në këto anë për… vjet. Me të vërtetë sllavët e vjetër i kanë rënë pikës. Tokat e fshatit shtrihen në disa livadhe ende shumë të gjelbra që i japin një pamje piktoreske. Më tej plepat e mbjellë në anë të Osumit kanë marrë një ngjyrë të artë. Nga jeta e dikurshme prej nomadëve, të paktën, romëve të kë-tushëm u ka mbetur e gjelbra e lëndinës, që përbën edhe gjysmën e fl amurit të tyre.
Fshati dikur u bë i njohur sepse ishte i pari fshat ku romët nisën një jetë të nguli-tur. Lamtumirë qerre, lamtumirë gomarë e kuaj, lamtumirë kanistra të thurura në anë të lumit, Partia kishte vendosur që ta dinte se me cilët qytetarë kishte të bënte dhe kështu lindi ideja për t‘i ngulitur njerëzit e lirë në Moravën-lëndinë. Eks-perimenti filloi më 1954-n, kur romët nisën t‘i shënonin ndër regjistra dhe t‘u jepnin pasaportë. Një gjë e padëgjuar për njerëzi që veç pleqve të tyre nuk kishin njohur asnjë lloj autoriteti. Megjithatë, diktaturat i kryejnë gjërat shpejt e shpejt. Çudia kishte ndodhur. Kishte lindur i pari fshat rom në Shqipëri. Endacakët e lirë e kishin ulur kokën. Tani ishin bujq si gjithë të tjerët. Pastaj erdhi kooperativa, pastaj shërbimi i detyrueshëm ushtarak, pastaj shkolla dhe kështu me radhë.
Zi në shtëpinë e Lalait
Romët vdesin për pak diell. Këtë e dinë të gjithë dhe këtë e shprehin edhe ata vetë me buzën në gaz. Në fund të një rrugice pa krye disa burra po koten nën diellin e vakët vjeshtor. Por ngrihen menjëherë sapo shikojnë grupin e "gaxhojve" që po i shkojnë për vizitë. Bashkë me miqtë e rinj kapërcejmë pragun e një porte të hapur në të dyja kanatet. Nuk është e vështirë të kuptojmë se mbase kemi ardhur në vendin e duhur, por në kohën e gabuar. Një tufë grash e nusesh të reja të veshura krejt në të zeza na bëjnë të kuptojmë se jemi duke hyrë në një shtëpi ku ka ndodhur një vdekje.Një plak rom, me sytë e për-lotur në fton me përzemërsi të hyjmë brenda. "Mirëserdhët, more djem - na thotë duke psherëtirë thellë - më keni gjetur ca keq, porse shtëpia ime është shtëpia e mikut". Qerim Myrteli është 75 vjeç. Dy ditë më parë i ka vdekur gruaja. Takimin me jetën në lëndinë e kishim bërë, tani po "takojmë" vdekjen. "Ah, më ka prerë krahët. Më vjen të shkoj atje mbi varr dhe të hap dheun me duar", na thotë.
"Lalai", sikurse e thërrasin të gjithë, është ndër të parët romë që u ngulitën këtu. Mes dënesave për humbjen e gruas dhe përpjekjeve për të kujtuar fëmijërinë e tij ai nis të na tregojë: "Lufta italo-greke e ka zënë fi sin tonë në Beshisht, diku afër Vlorës. Atje jetonim si të mundnim, me ato punë që bën dora jonë zakonisht, kuaj, ndonjë tregti të vogël e kështu. Mirëpo nga lufta jeta jonë po bëhej gjithnjë e më e vështirë. Ne jetonim atëherë me prindërit e mi. Bashkë me ne në çadra e kasolle jetonin edhe dy xhaxhallarë. Gjyshi ynë kishte kohë që ishte zhdukur. Ishte nisur një ditë për tregti dhe nuk u kthye kurrë më. Askush nuk dinte të thoshte se ku përfundoi. Në këto anë kishim disa njerëz kushërinj nga të dorës tonë. Këta na thanë se është me leverdi të vinim këndej e të punonim si bujq në tokat e beut. Kështu jemi vendosur këtu. Kemi qenë shumë fukarenj - vazhdon Lalai - 12 vetë jetonim në një kasolle të vogël. Dimrit vuanim shumë. Babai ndizte një zjarr në mes të kasolles dhe me atë… I vetmi gatim ishte një si kulaç, gjysma me krunde, nga i cili nëna na ndante nga një copë ne fëmijëve". Paska pasur edhe një rom partizan, por edhe ky njësoj si i ati i tij, paska pasur një fund tragjik. Këtë e mësojmë nga rrëfi met e Lalait, i cili pasi është përlotur edhe një herë për plakën e ndjerë, nis të rrëfejë sër-ish: "Njëri nga xhaxhallarët e mi doli malit partizan. Qazim quhej. Ky na mbajti disa kohë, sepse edhe pas lufte ishte varfëri e madhe. Qazimi shiste fshesa në Kuçovë. E kanë gjetur në anë të rrugës të vdekur. Me siguri do ta ketë përplasur ndonjë makinë e nuk ka ndaluar. Pastaj erdhi urdhri për t‘u regjistruar neve si banorë të këtushëm. Ndërkohë kishin ardhur edhe disa të dorës tonë nga zona të tjera dhe kështu pak nga pak nisi të ngrihej kooperativa. Në atë kohë fi lloi dhe shkolla dhe unë mbarova fi lloren. Isha 20 vjeç".
Pas fillores miku ynë ka mbaruar edhe një kurs për ndihmësinfermier në Berat. "Isha i vetmi rom atje, kisha ëndërruar të bëhesha mjek, por e kisha kot. Varfëria më bënte që të kthehesha në shtëpi pranë familjes". Lalai ka pasur një jetë të gjatë në kooperativë. Në fi llim brigadier në arë, pastaj përgjegjës në blegtori e deri në anëtar të Këshillit të Frontit, duket se ka çuar një jetë më të mirë se ajo e shumicës së "dorës së tij".
Këmbëngulja e fatkeqësive
"Vdekja e mbërthen më kollaj fukaranë - vazhdon të psherëtijë Lalai - nuk ka shumë kohë më vdiq edhe dhëndri e ma la vajzën në shtëpi me fëmijët jetimë". Një nuse e re na tregon një fotografi : "Ja ky ishte burri im". Dhëndri ka vdekur në një aksident automobilistik në Greqi. Bashkë me të ka qenë edhe Fitimi, njëri nga djemtë e Lalait. Ka shpëtuar vetëm falë një mrekullie. Ndërsa të gjithë tok mundohen të ngushëllojnë plakun e lodhur nga hum-bja, Zarifi nis të rrëfejë historinë e tij ng-jethëse. Deri më atëherë kishte heshtur. Tregon ngadalë dhe me sytë e ngulur diku larg, njësoj sikur të dojë të arrijë në ato vende ku ka dhënë shpirt djali i tij. "Në prill të 1997-s Besniku, djali u nis për të kaluar kufi rin andej nga anët e Devollit e për të dalë diku nga Konica. Ishte 23 vjeç. Që prej ditës që u nis kaluan 12 vjet dhe ne nuk morëm asnjë lajm. Vetëm sivjet pas shumë përpjekjesh arrita ta gjej trupin e tij. Djali kishte rënë në lum dhe ishte mbytur. E njoha nga veshja dhe nga një tufë fl okësh. Nuk fillim nuk desha as vetë ta besoja që ishte trupi i tij. Më mirë të vazhdoja të besoja se ishte diku gjallë". Në dhomën e mbushur me rrobat e zeza papritmas ka rënë heshtja. Plakushit i janë tharë lotët. Dhimbja është krejt e dukshme në portretin e mpirë të Zarifi t. Vetëm Aleksandri dhe Emanueli vazhdojnë të luajnë në këmbët e gjyshit. "Eh sa kemi parë kështu andej kur kalonim malin! Me dhjetëra!", psherëtin fort një nga gratë e veshura me të zeza.
Ne punojmë, jo si ata!
Romët e Moravës, me sa duket, nuk duan që t‘ua kujtosh "kushërinjtë" e tyre që ende e ruajnë një gjysmëlirie. Disa "jooo, upupu, ç‘ne me ne me ata" dëgjohen nga të gjithë anët sapo ne kemi pyetur se si shkojnë me ata të "dorës së tyre" që jetojnë ende në kasollet në anë të Osumit. Më i pari nga të gjithë fl et sërish Lalai. "Nuk kemi shumë lidhje me ata. Madje as nuk japim e marrim, me një fjalë nuk bëjmë krushqi. Ne jemi shumë të ndryshëm. Ne punojmë tokën, mbajmë bagëti, bëjmë punë të tjera. Ata jo. Ne sikur i kemi shpëtuar ca fukarallëkut, ata sikur duan ende të jetojnë vetë në fukarallëk. Jo, jo jemi shumë të ndryshëm. Vetëm gjuha na lidh, por edhe atë ata e fl asin ndryshe". "Po ata sikur bëjnë një jetë ca më të lirë more Lala?‘, vazhdojmë ta ngacmojmë plakun. Lalai mendohet një copë herë. "E ç‘do me thënë kjo jetë e lirë?", është pyetje-përgjigjja e tij.Në dhomën e vogël tani është mbledhur pjesa më e madhe e familjes. 10 vajza dhe 4 djem ka nxjerrë në jetë plaku. Tani me nipër e mbesa bëhen diku te 52 vetët, megjithëse do shumë mund që të gjesh numrin e saktë. Fëmijët e kanë kryer 8-vjeçaren. "Po përse nuk vazhduat më tej?", pyet njëri nga ne. "Jemi ca fanatikë ne dhe nuk i lemë vajzat që të shkojnë në shkollë. I martojmë herët dhe ja…", i shpëton plakut, por kjo fjali kundërshtohet shpejt e shpejt nga kori i grave veshur me të zeza të cilat flasin thuajse njëkohësisht: Jo more, ç‘ne fanatizëm. Ku kemi pyetur ne. Ishte vetëm varfëria".
Nga Rumania në Berat
Vetëm njëra nga nuset nuk flet aq shumë si të tjerat. Vetëm vë thjesht buzën në gaz sa herë toni i bisedës ngrihet më lart se ç‘duhet. Neve na rrëfejnë historinë e saj. Eshtë Valentina, nusja e njërit prej djemve të Lalait. Ajo është rome e Rumanisë, nga Krakovi. Me të shoqin janë njohur në Greqi. Por burri shpejt mbeti pa punë dhe tani çifti i romëve ballkanikë është kthyer në fshat. Kunatat janë krenare që brenda pak muajsh i kanë mësuar Valentinës të fl asë shqip. "Kjo edhe gjuhën tonë e fl et ndryshe e jo ma shqipen që nuk e dinte fare", krenohet më e madhja. Valentina vazhdon të buzëqeshë pa kuptuar asgjë. Duket sheshit se kunatat kanë ende goxha punë për t‘i mësuar shqipen.
Në kujtim të romit kufi tar
Njësoj si ka pasur romë partizanë ka pasur edhe romë kufi tarë. Vetëm se personazhi ynë nuk është shtypur nga makina duke vajtur për të shitur fshesa, por ka dhënë jetën në kufi . Në tërmetin e rënë të 1967, Avdyl Avdiu bënte rojë në një kullë në anë të kufi rit. Tërmeti ishte i tmerrshëm, kulla u shemb si një ngrehinë prej letre. Në rrënjat e saj dha shpirt kufitari rom, Avdyl Avdyli. Tani emrin e tij e mban shkolla që është ndërtuar para 7 vjetësh me ndihmën e shoqatës së romëve të Shqipërisë "Amaro-Drom" dhe të OJQ-ve të huaja. Në Moravë mësojnë 34 nxënës të fi llores. 20 fëmijë shkojnë në kopsht. Të paktën zyrtarisht 20 adoleshentë (16-18 vjeç) janë analfabetë. Orari i mësimit ka mbaruar, por në shkollë ka ende fëmijë. Me ta duhet punuar veçmas. Gjuha shqipe për ta është ende e largët dhe aq e ndryshme nga ajo që fl asin në shtëpi.Alime Avdiu është koordinatore e projekteve të Moravës për "Amaro-Drom". Alimja na tregon një listë të gjatë projektesh që janë zbatuar e po kryhen në bashkëpunim me komunën, me qeverinë, me UNICEF: rruga për në fshat, kanalizimet, riparime shtëpish, një serë e madhe ku janë punësuar romë, projekte për bagëtinë, për rritjen e aftësive të fëmijëve të moshës parashkollore... Nga një afi she e varur në mur mësojmë se është zhvilluar edhe një "spartakiadë në Fushën e Lumit" dhe një "mbrëmje dëfrimi me të rinjtë e komunitetit".Jashtë dielli ka nisur të bjerë mbi Shpiragun e valëzuar dhe ndriçimi i tij i pjerrët e bën edhe më të gjelbër fshatin që mori emrin nga livadhet rreth e rrotull.