E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: GJND vendim në favor të Serbisë

Presidenti serb, Boris Tadiç beson se argumentimi rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, "është në anën e Serbisë".
Tadiç, në një intervistë për "Veçernje Novosti" ka thënë se ai beson që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do ta ketë parasysh faktin e rrezikut për marrëdhëniet ndërkombëtare-juridike secesioni i motivuar në baza etnike.
"Në këtë rast, mendimi i Gjykatës do të jetë i afërt me interesat e Serbisë. Këtu qëndron edhe arsyeja për optimizëm", ka thënë Tadiç, duke shtuar se pas mendimit të GJND-së, "do të hapen perspektivat për vazhdimin e bisedimeve".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›