Durrës, KRT miraton projektin e Planit Rregullues të Fushë Krujës
Plani Rregullues i Fushë Krujës është parashikuar deri në vitin 2021.Ai është shtrirë në një zonë me një sipërfaqe 49 km 2
Fushë-Kruja, qyteti pritjes madhështore të ish-presidentit amerikan Xhorxh Bush, tashmë ka planin e vet rregullues. I gjendur mrekullisht mes Tiranës dhe Durrësit, por edhe në kryqëzim të askeve rrugore strategjike, qyteti i Fushë Krujës ka një perspektivë të shpejtë zhvillimi.
Qyteti shtrihet në një hapësirë mjaft të lakmuar si për jetesë ashtu dhe për zhvillimin e bizneseve.Pas viteve’90 kjo zonë ka pësuar ndryshime të mëdha demografike por ka rënë pre edhe abuzivizmit të ndërtimeve pa leje. E gjendur gjithashtu pranë Portit Detar të Durrësit si dhe Aeroportit “Nënë Tereza”, Fushë Kruja është vënë në shënjestër të investimeve të industrisë së rëndë sic janë fabrikat e cimentos,të tullave,karrierat e gurëve gëlqeror, minierat e gurëve të themeleve e të tjera investime.
Në këto kushte është vendosur që Fushë Kruja të zhvillohet në bazë të një plani urban. Pikërisht në mbledhjen e KRT u paraqitën materiale studimi të hollësishme të kësaj zone që më pas do të materializohen në Planin e Përgjithshëm Rregullues të qytetit.
Projekti dhe idetë
Plani Rregullues i Fushë Krujës është parashikuar deri në vitin 2021. Ai është shtrirë në një zonë me një sipërfaqe 49 km 2. Brenda këtij territori do të vendosen rregulla urbane për ndërtimet e banesave, për zhvillimin ekonomik,për ndërtimin e objekteve social ekonomike, për sistemimin e qendrës së qytetit,për ndërtimin e sipërfaqeve të gjelbërta,lulishteve,objekteve sëportive si dhe për zonën industriale. Gjithashtu do të mendohet për ndërtimin e impianteve të përpunimit të plehrave urbane si dhe për përpunimin e ujrave të zeza.
Kreu i KRRT Qarkut z. Seid Kërtusha sugjeroi që në hartimin e këtij plani të “gjejnë harmonizim zhvillimi ekonomik me atë urban”. Të tregohet tendenca e zhvillimit ekonomik. Lumi Zezë të shikohet si aset zhvillimi për zonën. Të nxirren të dhëna për mbeturinat urbane e të menohet trajtimi i tyre.
Të mendohet që qyteti të pasurohet edhe me një tjetër qendër urbane. studimi do ti paraqitet KRRTRSH për miratim. Studioja urbane mendon se plani do të jetë gati për miratim brenda një afati nga 3 muajsh. Në mbledhjen e KRT qarkut, u miratuan gjithashtu edhe kërkesat e disa subjekteve private për ndërtime objektesh me synim zhvillimin e bizneseve të natyrave të ndryshme në zonën e Fushë Krujës.
Spekulimi me çmimin dhe cilësinë
Tatimorët aksion në biznesin e karburanteve
Ankesat për cilësinë dhe spekulimet me çmimin e karburanteve, ka detyruar degën e Tatim-Taksave në Durrës të nisë qysh dje një aksion i cili do të vazhdojë rreth 2 javë në të gjitha pikat e biznesit të karburanteve në shkallë qarku. Aksion i njoftuar me urdhër të posaçëm nga DPT ka nisur ne te gjithe biznesin e karburanteve, sidomos ne pikat e pakicës nga inspektorët e Tatim-Taksave. Burime nga Drejtoria e Tatimeve Durrës thane dje për “standard” se “aksioni ka për qëllim kontrollet dhe verifikimin e taksimit mbi tregun e karburanteve dhe reduktimin e evazionit fiscal”. Aksioni i tyre ka nisur edhe per faktin se, biznesi i karburanteve ka raportuar çmim më të ulët në degën e Tatimeve Durrës, nga sa ka aplikuar në të vërtetë për konsumatoret. Për të verifikuar këtë luhatje në tregun e karburanteve, aq shume të përfolur për spekulime, tatimorë durrsakët nisën një investigim mbi tregun në shkallë qarku. Pasi të vërtetohen spekulimet, me detyrimet, tatimorët do të vendosin gjoba të cilat do të arrijne në disa milione leke. Keshtu me gjoba janë ndëshkuar qysh dje deri në mesditë pothuajse të gjithë pikat e tregtimit te karburanteve në qytetin e Durrësit. Madje kishte prej tyre, që tatimorët iu kanë bllokuar pa afat dhe shitjen e karburanteve me pakice, me argumentin se “nuk kanë plotesuar në kohë detyrimin ligjore për t'u pajisur me kasat fiskale, te cilat do te regjistrojne elektronikisht çdo shitje që ato bëjnë”. Tregtaret e karburanteve nga ana e tyre, akuzuan tatimet se, “po mbledhin taksat ne menyrë abusive, me forcë, duke vendosur çmime reference, për te mbuluar mosrealizimet e tyre”. Sipas një komunikate nga dega e Tatimeve Durrës “vetëm pak ditë më parë I.S.Sh në një raport për tregëtinë me jashtë, njoftoi se vlera e importit të naftës gjatë këtij viti ka rënë 50 përqind”. Pra sipas tyre rënia e këtij niveli, nuk i referohet volumit por vlerës, për shkak se çmimi i naftës në botë ka rënë gjate muajve të fundit të 2009 afro 50 përqind”. Por grosistet e naftës kanë harxhuar gati 50 per qind më pak se, nje vit më parë për shkak të rënies së çmimeve në tregun botëror. Në fakt rënia e çmimit nuk është përcjellë me gjithë efektin e saj në tregun tonë. Nisur nga gjithë këto fakte zyrtare, tatimorët deklaruan se “do të pezullohen dhe gjobiten të gjitha bizneset mashtruese me cilësinë e çmimin e karburanteve”.
Durrësi me port peshkimi të ri
Zv/ministri Garuli : Leja për portine peshkimit nga ministria
Leja e ndërtimit, investimi dhe zbatimi i projektit të miratuar do të bëhen nga qeveria . deklaratën e ka bërë për “standard” zv/ministri Mjedisit z. Aleksandër Garuli. I pyetur për fatin e portit të ri të peshkimit, dhe përplasjet bashki-qeveria, si deklaroi se “është e vërtetë që porti i peshkimit në Durrës ka mbetur peng i bashkisë , neglizhencës pasi ajo e ka kundërshtuar këtë projekt prej kohësh, por ndërtimi I tij do të bëhet tani nga qeveria dhe konkretisht nga Ministria e Mjedisit”. Sipas z. Garuli “projekti për ndërtimin e këtij porti e ka zanafillën që në vitin 2002, kohë kur bashkia e ka miratuar këtë projekt“. Por nga ana e saj bashkia e Durrësit është shprehur në mënyrë institucionale” pro” ndërtimit të portit të peshkimit në kalatën zero dhe ky qëndrim , Պuditërisht ka ndryshuar sa herë ndryshon qëndrimi i kryetarit të bashkisë- tha Garuli. Sipas tij “ pretendimi se porti i peshkimit ndot ambientin është absurd. Ky port do të ndërtohet, duke respektuar të gjithë parametrat mjedisor, sipas teknologjisë më të përparuar bashkëkohore dhe në përputhje me konventat ndërkombëtare”. Në qytetet e zhvilluara bregdetare portet e peshkimit janë ndërtuar pranë porteve tregtare, si pjesë e infrastrukturës së qytetit. Porti i peshkimit do të plotësojë një pasuri të munguar të qytetit të Durrësit, si një qytet bregdetar”- deklaroi Garruli . Ndërtimi i portit sipas tij do të bëhet në zonën jashtë juridiksionit të bashkisë dhe leja për këtë vepër do të merret shumë shpejt. Kundërshtimi i kreut të Bashkisë së Durrësit “për ndërtimin e portit në kalatën zero është konsideruar si qëndrim politik” edhe nga vetë peshkatarët. Për këtë vepër do të përdoret një kredi prej 15 milionë dollarë dhe ajo shihet si një element shtesë në shërbimet e restoranteve, hotelerisë dhe tregtimit të prodhimeve të detit. Garuli tha se “ndërtimi portit të ri mund të nisë ndoshta qysh 3 mujorin e parë të vitit 2010”.
Bashkia e Durrësit
Shpërblen nxënësit më të mirë të qytetit
Bashkia e Durrësit në vazhdën e projekteve të saj në shërbim të qytetit dhe banorëve , ka vendosur që të stimulojë edhe nxënësit më të mirë të qytetit sepse në këtë mënyrë kjo bashki investon për të ardhmen e qytetit. Në zbatim të projektit “Investojmë sot për një të ardhme të sigurtë nesër” është kryer nga bashkia e Durrësit shpërblimi i nxënësve me rezultate të shkëlqyera në mësime dhe aktivitete të ndryshme me një fond prej 1.5 milion lekesh të rinj gjë që është kthyer tashmë në traditë të përvitshme nga ana e kësaj bashkie. Megjithese eshte viti i katërt ky nuk do te jete i vetmi projekt pasi bashkia do të vazhdojë me projekte te tilla edhe ne te ardhmen, pasi ato i sherbejne te gjithe qytetit dhe qytetareve te Durresit. Në ceremninë e zhvilluar në sallën e këshillit bashkiak merrte pjesë kryetari i bashkisë së Durrësit, drejtues të DAR etj. Në këtë ceremoni janë shpërblyer 42 nxënës nga shkollat 9 vjecare dhe të mesme publike dhe jo publike me një shumë që varion në bazë të rezultatteve nga 20 mijë lekë të rinj deri në 50 mijë lekë. Nxënësit e shpërblyer janë jo vetëm ata me rezultate të larta në mësime , por edhe më të mirët e maturës shtetërore dhe që kanë zënë vendet e para në olimpiada kombëtare dhe mbarë kombëtare. Veç shpërblimit material në ceremoninë qe është zhvilluar ne sallën e Keshillit Bashkiak, ju dha atyre edhe një certificate ”E ardhmja e Qytetit” nga ana e kryetarit të bashkisë Vangjush Dako. Në fjalën e tij Dako tha se “bashkia e Durrësit do të jetë gjithmonë pranë nxënësve dhe do ti stimulojë ata në përvetësimin sa më të mirë të dijeve dhe vënien e tyre në zbatim të së ardhmes evropiane të qytetit tonë, ju jeni e ardhmja e shkëlqyer e qytetit tonë, ndaj bashkisë i takon që tju qëndrojë gjithmonë pranë dhe të japë ndihmën e saj në aktivitetin tuaj mësimor. Rezultatet tuaja të sotme janë një garanci e zhvillimit të qytetit tonë nesër sepse ju do ti investoni këto dije që i keni përvetësuar në mënyrë të shkëlqyer në shërbim të Durrësit dhe të ardhmes së tij evropiane”. Bashkia e Durrësit nëpërmjet këtij projekti ju stimulon për një ecuri sa më të kënaqshme në procesin tuaj të mesimarrjes por duhet të jeni të sigurtë se ky nuk do të jetë i vetmi projekt pasi Bashkia e Durrësit do të vazhdojë me projekte të tilla edhe në të ardhmen, pasi këto projekte i shërbejnë të gjithë qytetit dhe qytetarëve të Durrësit. Investimi më i mirë që bëni ju për veten por edhe për vendin tuaj është pikërisht mësimi." Bashkia ka shpërblyer 15 nxënësit që kanë arritur vlerësimet më të larta në maturën shtetërore. Po kështu një nderim I vecantë ju rezervua Gledis Kallco i shkollës 9 vjecare Vincenc Prenushi fitues i vendit të dytë dhe Olsi Leka nxënës i shkollës Rilindja fitues i vendit të tretë në Olimpiadën e 13 Ballkanike të Matematikës të zhvilluar në Bosnjë Hercegovinë që përfaqësuen me dinjitet jo vetëm emrin e qytetit tonë por dhe të Shqipërisë. Për herë të parë Bashkia falenderon dhe shpërblen nxënësit e shkollave 9 vjecare pasi këta nxënës janë filizat e rinj që do të shkojnë në gjimnazet tona dhe do të marrin pjesë në Olimpiadat e ardhshme duke përfaqësuar Durrësin me dinjitet. Janë shpërblyer 24 nxënës të shkollave 9 vjecare emrat e të cilëve janë miratuar në Këshillat Pedagogjikë të shkollave përkatëse.
Mblidhet në Durrës Parlamenti Europian i të rinjve
Parlamenti Europian i të rinjve, çeli sesionin e parë të Forumit Ndërkombëtar në Durrës. I pranishëm në këtë forum ishte dhe ministri i Kulturës Rinisë dhe sporteve Ferdinant Xhaferri. Ndërkaq Xhaferri, sukesin e katër viteve të fundit të qeverisë si anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, apo intergimin e saj së shpejti në BE, ia delegoj të rinjve, të cilët përbëjnë 60% përqind të administratës. Në përfundim të këtij forumi 100 pjesmarrësit nga vende të ndryshme të Europës do të dalim me një rezolutë për strategjinë e zgjerimit të Bashkimi Europian, ekonomisë, hartimin e politikave, të cilat më pas do t’i paraqiten ministrive përkatëse për shqyrtim.