E Shtunë, 31 Tetor 2026

Synimi i PD-se kapja e shtetit per interesa personale

Rama E djathta qe kemi perballe seshte nje e djathte liberale seshte nje e djathte qe qendron ne familjen e te djathtes konservatore amerikane



TIRAN - Kreu i Partise Socialiste Edi Rama kritikoi dje kulturen politike shqiptare qe nuk le hapesire per mendimin e perpunuar politik nuk le hapesire per debatin e thelluar politik nuk le hapesire per ballafaqimin e ideve dhe programeve politike. Per kete arsye PS ka marre iniciativen per krijimin e Akademise Politike e cila do te kete si synim formimin e politikaneve te rinj pavaresisht se cilit kamp do ti perkasin ne te ardhmen. Nje nisme e tille ne modestine e vet eshte nje nisme jashtezakonisht e guximshme. Sigurisht qe cuarja perpara e kesaj nisme dhe realizimi i ketij projekti eshte nje sfide e perbashket qe padyshim me kontributin e te gjithe atyre qe jane parapare te perfshihen ne kete projekt mund te dale me sukses - deklaroi dje kreu i PS-se Edi Rama.


Duke folur per gjendjen politike ne vendin tone lideri i opozites vleresoi se sot Shqiperia eshte e kercenuar nga zbrazja e kuptimit te fjales drejtesi dhe nga humbja dhe e shpreses qe fjala drejtesi mund te marre kuptim. Nderkohe qe nenvizoi ai per inerci e kerkojme drejtesine tek drejtesia si sistem si pushtet kushtetues i perbere nga organet e veta. Sipas tij shpeshhere harrojme se nuk mund te gjejme drejtesi tek drejtesia nese vendi qeveriset padrejtesisht jo thjesht sepse e padrejte eshte pamja e te djathtes per menyren se si mund te behet bashke dhe mund te funksionoje si nje teresi kategorish njerezore qe jetojne bashke nje popull qe ballafaqohet me keto nivele te varferise dhe te papunesise dhe te margjinalizimit social dhe te mungeses se konkurrences se shpreses.


Por sepse kjo e djathte qe sot ne kemi perballe nuk eshte nje e djathte liberale nuk eshte nje e djathte qe qendron ne familjen e te djathtes konservatore amerikane apo europiane por eshte nje e djathte me synimin e kapjes se shtetit per interesat e pushtetit dhe me nje pamje shume te qarte per menyren se si duhet te funksionoje vendi teresisht i kontrolluar ne te gjitha nivelet ku ne fakt duhet te garantohet bashkejetesa mes te ndryshmeve - e cilesoi partine me te madhe ne pushtet Edi Rama.

Ne vijim te logjikes se tij kryesocialisti sqaroi se Partia Demokratike eshte nje e djathte qe nuk e pranon te ndryshmen dhe qe angazhon perdite nje makine balte kunder te ndryshmes dhe jo thjesht ne nivelin e parlamentit ku kjo shprehet ne menyren e vet me spektakolare por ne te gjitha nivelet deri ne bazen e shoqerise.
Kreu i socialisteve tha gjithashtu se i gjithe programi i kesaj akademie eshte shume ambicioz dhe prek shume fusha. Sigurisht qe fusha qe ka te beje me politiken me socialdemokracine si tradite dhe me Partine Socialiste te Shqiperise dhe te majten europiane si realitet i kohes se sotme eshte nje fushe per debat eshte nje fushe per diskutim intensiv te thelle dhe te hapur per nje ballafaqim te madh mes jo thjesht nesh qe jemi sot ne rangjet drejtuese te Partise Socialiste dhe ne rangjet e perfaqesimit politik te popullit opozitar - deklaroi Rama.



Abuzimi
Ministria e Arsimit ka nje fond per bibliotekat e shkollave. E dini ju kush eshte botuesi me i pelqyer dhe shkrimtari me i dashur per ata qe percaktojne blerjen me leket e taksapaguesve te librave per femijeve Fahri Balliu dhe shtepia botuese nr. 55. Kjo ka te beje drejtperdrejte me padrejtesine si fuqi percaktuese. Sepse asgje tjeter pervec padrejtesise si fuqi percaktuese nuk mund ta percaktoje autorin ne fjale dhe shtepine botuese ne fjale si motiv ne krye te listes se preferenca te Ministrise se Arsimit te Republikes se Shqiperise - denoncoi fenomenin Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›