Nata e Bardhe dhune ne vend te perqafimeve

Nje i vdekur dhe 5 adoleshente ne gjendje te rende eshte bilanci i viktimave gjate Nates se Bardhe qe u zhvillua ne kryeqytet.
Krahas ceremonive festive te organizuara ne Tirane vec muzikes dhe aktiviteteve nuk kane munguar edhe ngjarjet e renda. Nuk jane mjaftuar me perqafimet por kane kaluar ne perdorimin e sendeve te forta madje edhe thikave midis disa adoleshenteve. Ngjarja me e rende ka qene ajo kur nje 45-vjecar eshte zene me nje 38-vjecar duke e lene te vdekur. Ngjarje te tjera te renda jane shenuar dhe oret e para te mengjesit ku si pasoje e grindjeve jane plagosur dhe 5 adoleshente te tjere te cilet ndodhen jashte rrezikut per jeten. Gjate oreve te vona te se henes u arrestua Sinan Proda 45 vjec banues ne Tirane. Arrestimi i tij u krye sepse po ate dite rreth ores 1700 ne rrugen Medar Shtylla ne Tirane dyshohet se per motive te dobeta ka goditur disa here me thike ne pjese te ndryshme te trupit Dritan Selimin 38 vjec me banim ne Tirane i cili u dergua menjehere ne Spitalin Ushtarak. Por si pasoje e plageve te shumta qe kishte marre nga goditjet me thike qe i kishin zene edhe organe jetike Selimi ka gjetur vdekjen.Gjithcka ka ndodhur brenda pak minutash. Sipas policise dyshohet se ka qene nje konflikt i castit midis autorit dhe viktimes se kesaj ngjarjeje ku dhe Proda ka marre demtime serioze ne pjese te trupit si pasoje e goditjeve me sende te forta. Gjithashtu edhe 45-vjecari Proda eshte derguar per mjekim ne Spitalin Ushtarak por vetem se ai ndodhet jashte rrezikut per jeten.
Adoleshentet
Nje 16-vjecar ndodhet ne gjendje te rende pasi eshte plagosur rreth ores 2400 te Nates se Bardhe ne rrugen Ismail Qemali. Sipas policise eshte arrestuar edhe autori kesaj ngjarjeje. Efektivet e Komisariatit nr. 2 kane arrestuar 28-vjecarin Jugjin Nikolla lindur e banues ne Tirane pasi ai dyshohet se pas nje konflikti per motive te dobeta ka goditur me thike 16-vjecarin Preng Lisi. Burime nga Policia e Tiranes bejne me dije se si autori ashtu edhe viktima kane qene ne gjendje te dehur ne momentin e krimit.
Nderkohe qe ngjarje te tjera te renda jane shenuar edhe ne oret e para te mengjesit ku si pasoje e grindjeve jane plagosur dhe 4 adoleshente te tjere te cilet ndodhen jashte rrezikut per jeten. Kane qene dy sherre ne te cilat jane perfshire adoleshente te ndryshem. Gjate ores 2100 ne bulevardin Deshmoret e Kombit per motive te dobeta A. B 17 vjec banues ne Milot Lac dhe F.M 17 vjec banues ne Tirane ne bashkepunim edhe me dy bashkemoshatare te tjere jane plagosur me njeri ndash tjetrin me arme te ftohta thike duke marre plage te lehta ne pjese te ndryshme te trupit. Aktualisht ata ndodhen ne spital jashte rrezikut per jeten. Nje tjeter konflikt qe ka shtuar numrin e te plagosurve ka ndodhur ne afersi te bar Tajvan. Te arrestuarit nga Policia e Tiranes jane Armand Syla 20 vjec B.Shera 17 vjec C.Skana 17 vjec dhe I.Syla 17 vjec. Ata kane qelluar me mjete prerese dhe sende te forta njeri ndash tjetrin dhe kane prishur qetesine publike. Si pasoje e kesaj grindjeje Armand Syla dhe Cezar Skana jane plagosur rende dhe aktualisht jane nen trajtimin mjekesor ne Spitalin Ushtarak por jashte rrezikut per jeten.