E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret nuk testohen ndaj HIV/AIDS-it

Ne studimin e pare demografik shendetesor ne vendin tone i cili u be publik kohe me pare eshte ngritur shqetesimi nga strukturat e shendetesise se perqindja e popullsise qe testohen ndaj HIV/AIDS-it eshte teper e ulet. Shqiptaret - tha asokohe drejtori i ISHP-se Alban Ylli - nuk jane ende te sensibilizuar per te kryer kontrollet e herepashershme ndaj semundjeve seksuale te transmetueshme te cilat jane ne rritje. Kemi ende ndergjegjesim te ulet te popullates per testimin e HIV/AIDS-it. Pra nese duket qe njohurite per HIV/AIDS-in jane duke u permiresuar testimi eshte ende shume i ulet. Kemi filluar disa nderhyrje para dy vjetesh na duhet ti rishikojme ato per te pare si ti bejme me te perdorshme nga popullata - tha Alban Ylli drejtor i ISHP-se. Nje problem tjeter qe shfaqet ne popullaten e vendit tone eshte fertiliteti. Drejtori i ISHP-se thote se fertiliteti eshte drejt renies nderkohe qe nje pjese e konsiderueshme e shqiptareve nuk i perdorin metodat kontraceptive. Megjithese verejme qe fertiliteti eshte duke rene me shpejtesi tashme jemi ne parametrat evropiane 1.6 femije per grua. Eumlshte shume i ulet nga tradita shqiptare metodat moderne te planifikimit familjar ende nuk perdoren aq sa duhen. Eumlshte bere nje rritje e lehte por jo aq masive sa per te shpjeguar kete renie te fertilitetit. Akoma shqiptaret marrin risqe lidhur me menyrat e kontrollit te familjes - tha Ylli. Pas publikimit te studimit te pare demografik shendetesor ne vendin tone ku u intervistuan rreth 9000 familje ne te gjithe vendin Ylli thote se ai mund te pasohet nga nje tjeter vetem pas tre vjetesh ndoshta ne nje format te ri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›